Ligësia ekstreme e Berishës ndaj PD!

 

Nga Mero Baze

Në natën e 21 Qershorit pati një zhvillim të papritur. I ulur para kompjuterit, i vetmuar dhe pa atmosferën e liderit, nga i cili kanë sytë gjithë shqiptarët, larg detajeve se si po shkon rezultati dhe numrimi i votave, ai befas filloi të shkruaj një trakt të lig kundër atyre djemve të rinj, që ishin tek partia dhe nuk po i telefonin për ta pyetur çfarë të themi tani që humbëm. Biles disa kishin dal e po lavdëronin zgjedhjet dhe paralajmëronin fitoren. Reth orës 23 në mbrëmjen e së djelës, në një postim me dhjet pika Sali Berisha shpërtheu. I bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos njihte zgjedhjet dhe e konsideronte rezulatatin e tyre, një produkt të krimit dhe manipulimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte fjala për një proces zgjedhor që është larg cdo dyshimi, më i miri i historisë së këtij vendi dhe ishte një kushtrim para se të hapej kutia e parë në rang vendi, cka do të thoshte një thirrje për destabilizim të procesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që lexoja deklaratën krijova një ide se ç’po vuante ai njeri. Kisha një histori personale në një natë të tillë në zgjedhjet e Tetorit të vitit 2000, kur Edi Rama kandidante përball Besnik Mustafaj. Aty afër mesnatës, afërsisht në këtë orë kur shpërtheu edhe këtë rradhë, ai kishte mbetur u vetëm në zyrën e PD. Besniku kishte ikur i qart për rezultatin që priste. Unë sapo kisha mbaruar gazetën dhe po shkoja të pija kafe me Astrit Patozin, kur na thirri të shkonim tek zyra.

Vetmia e tij ishte vrasëse. Telefoni binte aq shpesh dhe në të gjitha rastet, ai e lëshonte receptorin pa shumë fuqi. Nga cdo bashki dhe komunë raportohej se kishte humbur. Biseda bëhej cdo minutë dhe më e vështirë. Kishte diçka që ai nuk e kuptonte pse ndodhte. Kaloi dhe pak dhe lëvzii nga karrigia në kolltuk. Përhumbi vështrimin vuri duart pas kokës dhe ra thuajse pa ndjenja në kolltuk.

Ishte një situatë e sikletëshme, sidomos kur të zgjohej dhe ne të ishim “dëshmitarë”. Dolëm jasht dhe i thamë Sekreatres së tij, se është pa qejf. Dhjet minuta më vonë mbriti aty djali i tij, i cili hyri i vetëm brenda me një “qetësues”. Kur u kthyem në zyrë ishte gjallëruar. E kishte gjetur “armikun”. I biri i kishte shpjeguar se kishte studjuar me vemendje dhe armiku ishin listat.

-E gjetëm tha sikur kishte fituar. Listat, listat listat. Nuk i pranojmë zgjedhjet, e kanë bërë me listat. Na ka identifikuar Kaç Islami votuesit e referendumit që nuk morën pjesë dhe i ka heq nga lista. Kaçi i zi e ka bërë. Listat listat nuk i pranojmë… Nuk do marrim pjesë në balotazh. Kishte një clirim energjish thuajse kishte zbuluar sekretin e madh të mbijetesës, pasi një shoku të vërtet .

Edhe të djelën mbrëma mu kujtua kjo skenë. E njëjta gjë i ka ndodhur mendova ndërsa lexoja traktin e tij kundër zgjedhjeve. Pastaj përsëri i ka shkuar i biri me ilaçin e tij të preferuar e ka përmendur dhe i ka thënë se gjëja e duhur është të dalim keq, që të jemi mirë.

Dhe ashtu bëri. Me qetësinë që të jep ligësia për të dëmtuar gjithcka në favorin tënd, ai tentoi të hidhte në erë procesin.

Nga selia e Partisë Demokratike nuk pati reagime. Nuk pati as koment për këtë deklaratë, por u vazhdua me një qëndrim normal ndaj zgjedhjeve, duke bërë thirrje për qetësi dhe numrim votash, me shpresën se rezultati ishte pozitiv.

Dy ditë më pas të gjithë pyesin përse shëprtheu Sali Berisha. Disa e lidhin me vetminë e tij. Të tjerë me paranojat e tij dhe traditën e tj për të mos njohur humbjen. Në fakt e vërteta e madhe është se ai është një burrë i lig, i cili e donte sa më të keq edhe rezultatin e zgjedhjeve, me shprsë se do degradonte procesi i numrimit. Atij në fund të këtij procesi i duhet një Parti Demokratike humbëse pa të, dhe një Lulzim Bashë i poshtëruar, që të jetë përjetësisht në mëshirë të humorit të tij.

Dhe sot u vërtetua. Kur numrimi përfundoi dhe gjithcka është aq keq sa nuk bëhet për Partinë Demokratike, Sali Berisha doli dhe mbrojti Lulzim Bashën duke deinkrujuar këdo që mund të kërkoj largimin e tij.

E kam shkruar disa herë më parë se kjo do të ishte sjellja perfekte e Berishës këtë ditë. Ai e do PD të humbur, Bashën një kryetar formal të poshtëruar prej tij, me qëllim që ta përdor mbetjen e kësaj partie thjesht si mburoj politike derisa të jetë gjallë dhe ta marr me vete si fosile.

Ai që lëshoi gjithë atë kushtrim, ai që foli për proces të manipuluar për vota krimi dhe manipulim, sot foli vetëm për të mbrojtur Lulzim Bashën. I harroi të gjitha, pasi në finale i duhej pikërisht ky Lulzim, një njeri tmerrësisht i përulur para tij, që ka për borxh të thoj pa ju dridhur syri se numri 46 që ka fituar Edi Rama është më i vogël se numri 15 që ka fituar ai. Atij nuk i mjafton nëse janë mërzit demokratët, por nëse është në rregull me Berishën. Dhe në rregull është. Do vazhdoj të jetë një gjeneral i ushtrisë së vdekur, ndërsa Berisha një prej kufomave që ka jetuar me moton “pas meje qameti”.

TEMA

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?