Lista e Washington Post, Martin Shkreli njeriu më i urryer në internet
Washington Post publikon listën e personave më të urryer për vitin 2015.
E dini se kush renditet i pari?
Është shkodrani Martin Shkreli, pronari i kompanisë së barnave kundër AIDS-it arrestuar javën e kaluar nga FBI-ja më pas liruar kundrejt një garancie prej 5 milionë dollarësh.
Shkodrani shkaktoi një stuhi kritikash mbi çmimet e një ilaçi për trajtimin e SIDA-s. Ai u bë i njohur botërisht pasi rriti çmimin e ilaçit kundër AIDS nga 13.5 në 750 dollarë.
Çmenduria e fundit e tij ishte pagesa me 2 milion dollarë për të blerë albumin e grupit Ëu-Tang Clan.
Ajo konsiderohej si një nga pjesët më të rralla në historinë e muzikës, një pjesë arti ekuivalente me “skeptrin e një mbreti egjiptian”.
Njeriu i dytë më i urryer është dentisti Walter Palmer, i cili vrau luanin Cecil në Afrikë.