Listat e hapura! Do hani mizën për qepë

Nga Ylli Dylgjeri-
Do të hani mizën për qepë!

Listat e mbyllura janë të hapura! Asnjë Parti Politike Shqiptare, që dëshiron të konkurojë në zgjedhjet e vitit 2021, ato ekzistueze, dhe ato që do të krijohen në të ardhmen, nuk guxon të thotë hapur se është kundër listave të hapura. Kjo arrogancë e udhëheqesit Rama sot me listat, më kujton atë guzhinierin e Kooperatives në Prespe, kohen e diktatures, që duke ju kujtuar burgu që kish bëre ne ato vite, erdhi ne tavolinen e shtruar per nder te Sekretarit te Pare, dhe i djersitur e sikletosur shijoi dy mizat qe kishin rëne mbi njëra tjetren në pjaten e supës së peshkut të Udhëheqesit. Pasi i futi në gojë mizat, i përtypi, guzhinieri thërriti me gjithë shpirt : Qepë Kryetar! Dhe shpëtoi…
Keshtu duhet te therrasin te gjithe edhe militantet edhe hallexhinjte, edhe politika e majte per listat e mbyllura:
Jane te hapura! Ky eshte morali i terrorit mbi te verteten. Mos guxoni ndryshe. Do te hani mizen per qepe!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?