Llogaridhënie politike pavarësisht vendimeve të drejtësisë
Nga Ylli Manjani –
Inceneratorët, më së pari janë produkt i një politike shtetërore të gabuar. Nëse nga zbatimi i politikave ka edhe vepra penale akoma më keq, por politika shtetërore për trajtimin e mbetjeve urbane në kushtet e Shqipërisë është e gabuar.
Këtu fillon arsyetimi mbi çështjen e Inceneratorëve. Njëkohësisht, këtu ndahet llogaridhlnia politike e qeverisë mga përgjegjësia penale e zyrtarëve të saj.
Janë disa pyetje, përgjigja e të cilave sqaron të gjithë skemën e gabuar të trajtimit të mbetjeve me incenerim (djegie).
1. Incenerimi është alternativa më e shtrenjtë e trajtimit të mbetjeve urbane, atëherë pse u zgjodh kjo alternative në një popull të varfër? Më tej akoma:
a- Sa i kushton xhepit të familjeve shqiptare djegia e mbetjeve me inceneratorë?
b- a u bë transparent studimi i kostove për tiu ofruar publikut?
c- a u mor mendimi i publikut për këtë gjë?
2. Mirë që zgjodhën pa pyetur publikun alternativën më të shtrenjtë, por përse 3 inceneratorë?! Frankfurti me 5 milionë banorë mezi mban në punë një incenerator, Shqipëria me 2.8 milionë banorë efektivë ndërton 3?!!
a- mbi ç’llogjikë?
b- kush paguan kostot e mos ndezjes së inceneratove për shkak të mungesës së mbetjeve?!
c- mos është ideja që të digjen (incenerohen) mbetje nga shtete të tjera?!
3. Sa të sigurta nga pikpamja mjedisore janë këto inceneratorë?!
a- Kush siguron Shqiptarët që djegia do jetë me filtra kundër tymrave toksikë?
b- ku është parashikuar depozitimi i sasive marramendëse të hirit post incenerim?
Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje zyrtare, politike e ligjore nga ana e qeverisë para popullit të vet.
Sa kushton kjo vendimmarrje që vjen mga politika e gabuar?! Kjo është kryepyetja.
Nëse mbi këtë llogjikë ka edhe vepra penale situata rëndohet, pa dyshim. Por pavarësisht hetimeve, ndjekjes penale dhe rezultateve të saj, qeveria ka detyrë të japë llogari për këtë vendim nga më të këqinjtë që ka marrë kundër mjedisit, sigurisë, ekonomisë e shëndetit të publikut të gjerë. (Më vjen keq që edhe Ministria e Mjedisit e drejtuar më parë nga LSI është pjesë e kësaj përgjegjësie, për aq sa i takon).
Nuk mund të gënjehemi me faktin që bëhen hetime, për të mos i kërkuar llogari qeverisë.
Qeveria mund të mos ketë bërë vepër penale, por prap vendimet që ka marrë janë të dëmshme për publikun.
Incenerimi, aq më tepër jontransparent dhe me më shumë kapacitet se nevojat, është vendimmarrje e gabuar. Dukshëm e dëmshme!
Ndaj duhet publikut i duhet fokus tek nevoja për llogaridhënie të qeverisë dhe, jo të shfokusohet me manovrat e drejtësisë… Në pastë hapësirë për drejtësinë, le të bëjë punën e vet po mundi e po pati takat.
Por qeveria duhet të japë llogari politike, në mënyrë të pashmangshme rreth pyetjeve të mësipërme.