Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:57 Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut” Pas qëndrimit për disa minuta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë zhvendosur drejt Kryeministrisë. Gjatë tubimit para ministrisë u regjistrua edhe hedhje gurësh në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lojra të rrezikshme pushteti dhe KM-ja në çarkun e vetngritur…

Forum E hënë, 16 Gusht 2021 07:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Artur Zheji

Nuk del dot më nga qerthulli që ka krijuar KM-ja, një pellg kënetor banuar nga gjallesa mediokre dhe në një pjesë të madhe të diskretituara e që skanë më se ç’thonë. E bëri qeverinë e re, një vit më parë, me po ato rrangalle njerëzore që ricikloi nga dështimet e qeverisë së vet të mëparshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 1 ore
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 3 orësh
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28

Ministra dhe drejtorë të suksesshëm? Aspak jo. Vetëm të jesh në zyrat kryeministrore dhe të dëgjosh shpërthimin e pështjelluar të KM-së, sharjet, gëlbazat, fyerjet dhe pakënaqësinë e thellë për “vemjet” e shtuara në oborrin e tij qeveritar dhe joqeverisës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Do të donte ti hiqte qafe dhe ti hidhte nga shkallët një pjesë të madhe syresh, ca ngordhje pa dritë dhe pa rendiment, ca thithlopa e pleshta për nga pesha publike, që kanë ndalur makinën e shtetit në llucë dhe merren vetëm me gjueti lekësh dhe shpikje formulash për të përsosur zhvatjen, trafikun dhe sofistikimin e jetës së dashnoreve të tyre “gjakpirëse” dhe gojëarta…

Por as nuk i largon dot nga postet “vemjet” dhe as nuk i ndrron dot pjesët e këmbimit të mekanizmit të ngecur qeverisës, sepse është komprometuar në marrëdhëniet e tij me ta, KM-ja, është zvenitur dhe zvetënuar dhe ska më forcë të ringjallë organizmin e pothuaj vdekur të qeverisë, sepse ata, vartësit servilë të djeshëm, që zgërdhihen si hiena, e kanë të dhimbshëm dhe të thellë kafshimin hakmarrës, në publik, në ambasada, në portale private, e më the, e të thashë.

Sigurisht, ky KM-ja i sotëm, nuk është i pari në këtë llucëzhytje dhe në këtë llucëngecje, edhe KM-ra të tjerë, kanë kaluar kësaj rrugë para tij, i kam parë dhe i kam vëzhguar prej vitesh tashmë. Marrëdhënia fëlliqësisht e tepruar me paranë e prejardhjeve nga më të ndryshmet, është ngërçi bazë.

Kjo edhe e mplak, e mpin, e bukos, e ngordh, e asfikson, ta vdes në duar çdo përpjekje, edhe në qoftë se KM-së i lind përsëri një e tillë herë pas here, për ta shkundur qeverinë e vet që nuk prodhon ide, nuk ka nur dhe ka në krye marka tashmë të njohura të zhvatjes kombëtare, vese pështironjëse e maniakale personale, që kutërbojnë në jo pak ministri të rilindjes së përmbysur…

Edhe vetë KM-ja, ska më fuqi shesë tullumbacet e veta gënjeshtare me artin e dikurshëm mbresëlënës, i shterruan të gjitha metaforat, fjalëformimet dhe fjalëshkatrrimet, neologjizmat dhe kalamburet e mësuara për tjetër arësye, në laboratorët shpirtërorë të ca pak dijetarëve e mjeshtrave shqiptarë që e deshën si birin e tyre, KM-në e sotëm, para viteve ’90 e më pas, por mbi të gjitha KM-ja nuk ka më energji. Është një bateri e shkarkuar.

Sepse në vend të energjisë për të bërë edhe për të tjerët diçka të re e të mirë, që e shtyn qënien njerëzore për të bërë sidoqoftë ndonjë gjë në themel, KM-ja, stivos vetëm skema korruptive kullash me shumë kate për ta bërë Tiranën që nuk ka më as hapësira, as sheshe frymëmarjeje për të qenë, as nënkalime dhe as rrugë të reja, një ferr të pajetueshëm.

Për të mbajtur në këmbë këtë ngrehinë bojëdalë të qeverisë së vet, të përbërë nga arrna dështimesh dhe fjalimesh e premtimesh të kurrëmbajtura, për të cilat tashmë nuk kurrëskuqet më, KM-ja, e ul gjithmonë e më shumë stekën e marrëveshjeve të fshehta dhe jo erëmira, me llumin e vjetër dhe me llum të ri speciesh, që qëndrojnë ndërmjet banditit dhe biznesmenit, ku edhe ministrat e drejtorët e rëndësishëm raportojnë në lokalet e tyre dhe shkojnë e falen te llumi si te hoxha, për një fjalë të mirë, për një mbështetje, për një ndërhyrje paqtuese te KM-ja, për të pastruar paratë dhe për të paguar kontributet, apo për ti punuar ato, e kështu me rradhë…

E dhimbshme kur e mendon, kur dëgjon bythëçarjen e gagaçëve dhe gagaçeve, që përbetohen se buxheti ska para as për tetatër, as për spitale, as për shkolla, as për asistencë sociale… sepse në më të shumtën e vet, paraja e shqiptarëve, është përthithur nën dysheqe, në qypa, në offshore anë e mbanë botës, në shpërdorime marramendëse dhe shpenzime idiote prej sheikësh…

Është pra koha që kur “zullumi ntrashet kaq shumë dhe sdi të bëjë tjetër përveçse të ntrashet” ky zullumziu, KM, kur mundësitë e vetëkorigjimit janë Zero, kur një tërmet i Ndërgjegjes që rizgjon, si nëpër romane, madje edhe vrasësit serialë nga etja e krimit, kur një tërmet i tillë pra, për të lënë sadopak emër, për të mbjellë një apo disa lule në kënetë, mungon apo është i pamundësuar nga pengmarrja, është pra koha për të ikur. Po ku të shkojë KM-ja?

Në Paris, të rikthehet si bohem? Si mundet? Punë që sbëhet dot më! Nëpër botë për të bërë afreske në shkretëtirë? Do ta ndiqnin e do ta shqyenin të parët, lukunia e qenve, që sot janë ushtarët e tij të llumit. Do ta persekutonin sigurisht, edhe ata, të cilëve u ka bërë dëme në jetë…

Prandaj dhe detyrohet të rrijë i vetëburgosur, në qelinë e tij të artë, të hajë krudot e mira dhe të qëndisë fjalime përherë e më të zgjyrosura dhe të gënjejë veten se po jeton si mbret në bunkeret që ka ndërtuar rreth vetes, duke shtuar rojet, me shpresën e vërtetuar si idiote se rojet të ruajnë, kur dikush apo disa, kanë vendosur vërtet të të heqin qafe. Në të vërtetë KM-ja, kërkon të ikë, posi? Nëse dikush ka ndonjë ide të mirë, le t’ja dërgojë, shpërblim i majmë nuk do të mungojë, kjo është e sigurtë, po a e gjeni dot, se si iket tashmë në majë të gishtave? Kjo është çështja e sotme e KM-së, por e shqiptarëve…

Burimi: /360 gradë/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut”
Para 13 minutash

Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut”

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën
Para 47 minutash

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 1 ore

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 1 ore

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 19 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 22 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 19 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.