Lojtarët e Arsenalit publikojnë këngën speciale të Krishlindjes

 

Një këngë e veçantë Krishlindjesh është prezantuar nga tre lojtarët e Arsenalit, portieri Petr Cech dhe shokët e tij të ekipit Alexis Sanchez dhe Nacho Monreal. Kënga synon ndërgjegjësimin në veprimtarinë bamirëse të klubit të tyre, që mban emrin “Fondacioni i Arsenalit”.

Sanchez luan në tastierë, Monreal në bateri ndërsa Cech drejton grupin.

Kënga u publikua përpara se Arsenali të shënonte fitoren 2-1 ndaj Manchester City, ku ekipi festoi edhe punën bamirëse të Fondacionit.

Menaxheri Arsene Wenger dhe ekipi i tij dhuruan për fondacionin pagën e një dite, ndërsa ata kanë ndërmarrë edhe një sërë nismash për mbledhjen e fondeve nga tifozët e tyre në “Emirates Stadium” përpara ndeshjes.

Fondacioni i Arsenalit është themeluar në vitin 2012. Prej kësaj kohe, 2 milionë paund nga fondi janë dhuruar për të financuar projekte të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë shtetit, dhe përfituesit janë mbi 200.000 persona.

SHKARKO APP