Lorenc GOGA, në gjurmët e suksesit të paraardhësve…

Albina Gjergji

Nëse me të vërtetë e dëshiron çelësin e suksesit, fillo duke vepruar të kundërtën e asaj çfarë gjithë të tjerët bëjnë. Nuk e dimë nëse kjo shprehje e Brad Szollose – njërit prej ekspertëve botërorë të biznesit – është filozofia që udhëheq sipërmarrësit e suksesshëm, por për Lorenc Gogën mund të thuhet me siguri, që kjo moto gjen vend në mbarëvajtjen e punës dhe rritjen e biznesit që ai drejton. E ndërsa pjesa më e madhe e kompanive të Telemarketingut tek ne ngjajnë për mënyrën sesi funksionojnë, për Facile.it nuk mund të themi të njëjtën gjë, sepse falë frymës së re të punës që Goga ka futur, dega e Facile.it në kryeqytetin shqiptar duket qartazi se bën diferencën nga Call Center-at e tjerë që operojnë në Shqipëri. Por, cili ishte starti i Facile.it në vendin tonë? Siç administratori Goga tregon në intervistën e mëposhtme dhënë për “Koha Jonë”, gjithçka lindi në fundin e verës të vitit 2012. Kohë kur kompania e Telemarketingut, Facile.it në Itali vendosi të hapë filialin e saj në Tiranë. Pas pothuajse një jete të kaluar në Itali, Lorenc Goga rikthehet në vendlindje me vullnetin e mirë për t’i dhënë vetes e vendit të tjera mundësi. I lindur në Durrës nga një familje e njohur, bazat e suksesit të tij në biznes duket se prejardhjen e kanë pikërisht në genin familjar. Tek Thoma Goga – xhaxhai i babait të Lorenc Gogës – i cili, pasi jetoi dhe studoi për shumë vite në Italinë e viteve ‘35-‘40 kthehet në atdhe për të ngritur disa sipërmarrje biznesi, por që do të pushkatohej nga regjimi diktatorial në moshën 23-vjeçare. “Nuk e di nëse një histori që përsëritet është rastësi, apo diçka tjetër. Di vetëm të them që kur gjen pika takimi me të shkuarën e paraardhësve është një ndjesi shumë e bukur dhe një motiv më shumë për ta vazhduar këtë mision”, tregon pasardhësi Goga, i cili është dëshmi konkrete e faktit që disa karakteristika tek njeriu janë të lindura e të trashëguara…

Kliko këtu për ta lexuar të plotë

SHKARKO APP