Lorenc Vangjeli: Një ikonë e Klan-it kalon matanë Adriatikut

Pak ditë më parë Alketa Vejsiu njoftoi se të ngjitet në skenën e festivalit “Sanremo 2020”. Ajo do të jetë në mesin e yjeve me famë botërore si Monica Belluci, Antonella Clerici, Sabrina Salerno, Georgina Rodriguez, Rula Jebreal, Diletta Leotta, Emma D’Aquino, Laura Chimenti dhe Francesca Sofia Novello.

Në emisionin Opinion, këtë të hënë drejtuesi Blendi Fevziu njoftoi për një sondazh në lidhje me “bukurinë shqiptare”, ndërsa analisti dhe gazetari Lorenc vangjeli deklaroi: “E di pse Shqipëria në mënyrë se si shikohet ngjan si një agjenci e madhe funerale. Në fakt në Shqipëri ka dhe maternitet, ka dhe njerëz që bëjnë dashur, ka dhe vajza të bukura, të mençura që e bëjnë jetën e burrit dhe të grave e bëjnë më të mirë. Një ikonë e Klan-it kalon matanë Adriatikut, e kam fjalën për Alketa Vejsiun, tregon simbolin e femrës shqiptare, të bukur të mençur”./ Opinion.al

SHKARKO APP