Lu dhe Vlahutin, hynë në Historinë e Shqipërisë

“Shqiptarët do t’i kujtojnë gjithmonë me mirënjohje ambasadorin amerikan Donald Lu dhe ambasadoren e BE Vlahutin. Këta të dy tani kanë hyrë në Historinë e Shqipërisë moderne. Dhe mos mendoni se është pak”…

Nga Spartak Ngjela

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bëri deklaratën e duhur për fatin perëndimor të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Po kështu edhe ambasadorja e Bashkimit Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiptarët që sot fillojnë të besojnë realisht në ngritjen e dinjitetit të tyre dhe në vendosmërinë morale të aleatit të tyre të madh: United Sates of America.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria po shkon drejt sigurisë së saj historike për zhvillim, prosperitet dhe drejtësi: që do garantoje popullin dhe do ndëshkojë korrupsionin; që do të sigurojë shqiptarët në dinjitet dhe pronë dhe do të ndalojë abuzimin e çdo lloj politike korruptive.

Shqiptarët do t’i kujtojnë gjithmonë me mirënjohje ambasadorin amerikan Donald Lu dhe ambasadoren e BE Vlahutin. Këta të dy tani kanë hyrë në Historinë e Shqipërisë moderne. Dhe mos mendoni se është pak.

Shqiptarë: shijoni dhe vlerësoni në këto ditë që vijnë fitoren tonë historike për zhvillim, prosperitet dhe drejtësi!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?