Luan Rama: Kryeministri kundër Ora News; prej krimit në krim

Nga Luan Rama –

Kryeministri kundër Ora News: PREJ KRIMIT NË KRIM

Nuk është e para herë që ndodh.
Në të gjithë manualet e kriminologjisë, ka me mijëra shembuj kur për të mbuluar nje krim, krimineli kryen një krim tjetër.

Kjo është edhe tipologjia e qeverisë së Edi Ramês, rrugëtimi i të cilës kalon prej krimit në krim.

Më parë vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe menjehere më pas, qeveria nxitoi të kryejë krimin e rradhës: mbylljen e televizionit Ora News!

Qendrimi ndaj medias dhe tempujve të kulturës ndan barbarinë nga qytetërimi, shpreh thelbin e vetë qeverisjes.

Të gjitha klikat në pushtet, për të parathënë fundin e tyre, vrasin fjalën e lirë, vrasin kulturën, vrasin të vërtetën!

SHKARKO APP