Luan Rama: Një urim zemre, për Profesor Rexhep Meidanin
Nga Luan Rama*
Sot Profesor Rexhep Meidani bën 75 vjet.
Ditëlindja e këtij burri fisnik, më jep mundësinë ta uroj me gjithë zemër: Gëzuar dhe jetë të gjatë, shëndet të mirë dhe më shumë forca dhe energji, për të vazhduar angazhimet dhe kontributet e vyera në të mirë të popullit dhe vendit tënd, të cilit i je dedikuar me patriotizëm dhe urtësi, me mënçuri dhe vendosmëri shembullore.
Roli dhe kontributi si qytetar dhe intelektual i rendit të parë, si mësimdhënës, si pedagog, si dekan i fakultetit të shkancave të natyrës dhe si shkencëtar, por me të njejtën cilësi angazhimi dhe përgjegjshmërie të spikatur edhe si politikan deri në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës, e bëjnë Profesor Rexhep Meidanin përherë një njeri të nderuar dhe të respektuar prej të gjithë shqiptarëve.
Unë kam qenë student kur e kam takuar për herë të parë Profesor Meidanin, i cili në atë kohë ishte dekan i fakultetit të shkancave të natyrës në Universitetin e Tiranës. Por, që prej asaj dite e në çdo ditë më pas, e kam konsideruar veten me fat që e kam njohur dhe që angazhimet politike në Partinë Socialiste dhe më pas në qeverisjen e vendit, më dhanë mundësinë ta njoh më nga afër dhe të punoj me të e të gjej në të gjithë angazhimet e tij, njeriun e thjeshtë, por edhe të mençur, politikanin e ndershëm, por edhe burrështetin dinjitoz e të vendosur, me veti e cilësi që e përveçojnë si një model ndershmërie dhe integriteti!
Edhe një herë gëzuar e jetë të gjatë, mirënjohje dhe nderim Profesor Rexhep Meidani!
*Zëvendëskryetar i LSI