Lubonja: Ja arsyeja e vërtetë përse u largova nga “Opinioni”

 

Analisti i njohur Fatos Lubonja ka folur dje pas një kohe relativisht të gjatë rreth largimit nga “Opinion” i Tv Klan dhe arsyer së vërtetë që e shtynë të largohej studion ku ftohej prej vitesh.

Sipas Lubonjës ai është larguar për një arsye parimore dhe jo për paratë, siç flitet gjithandej.

Shkak i largimit të tij ishte fakti që emisioni mbante një kah të caktuar politik, PS ose PD , duke kufizuar mundësinë e shprehjes së vetë Lubonjës.

“Kisha ndonjëherë problem kur më ulnin nga ana e PS-së ose ndonjëherë nga e PD, unë u thosha unë jam pushteti i katërt, ç’punë kam me këta. Njerëzit janë lodhur me të njëjtin teatër’’, ka thënë Lubonja i ftuar në emisionin e Sonila Meços në Agon.

 

SHKARKO APP