Lubonja: Nga çështja CEZ na mbetën vetëm fotot intime të Priftit
Analisti Fatos Lubonja shkruan se çështje e CEZ tashmë është e mbyllur. Sipas tij, për këtë mega aferë s’do te këtë asnjë të dënuar.
Lubonja thotë se tashmë shqiptarëve nuk u mbetet gjë tjetër, veçse të kënaqen duke u masturbuar me fotot intime të publikuara së fundmi të Dritan Priftit.
“Kështu, shqiptarët që prisnin çudinë, mund të kënaqen për momentin duke masturbuar me foton porno të Dritan Priftit.
Personalisht do të këshilloja që të kërkojnë në Google për ‘free sex’, sepse atje gjen foto e video me një cilësi shumë më të lartë, me pozicione shumë më interesante dhe aktorë shumë më seksi.
Dhe gratis, të kuptohemi.
Kurse nëse vërtet duan të dalin nga moçali i mega-vjedhjeve PS-PD-LSI, duhet ta dinë se kjo nuk është një gjë që mund t’u dhurohet gratis”, shkruan Lubonja për Panorama.