Lubonja: Rama nuk mund të sillet si babai i shqiptarëve të Maqedonisë
Në një kohë që tonet mes shqiptarëve dhe maqedonasve janë ndezur, kur dy qeveritë po shkëmbejnë deklarata të ndërsjellta, Fatos Lubonja i bën thirrje shqipëtarëve për të parë edhe përgjegjësinë e tyre. Ai i është rikthyer edhe njëherë gjuhës së dyfishtë të kryeministrit Rama që nga njëra anë ngjan me atë pro eoropiane ndërsa nga ana tjetër nxit tonet nacionaliste. Gjithë analiza e Lubonjës mbështet tek ideja e tij e brendëshme se projekti më i mirë për shqiptarët është ai Post-nacionalist dhe dhe jo ai nacionalist. Ndaj ai thotë se Rama nuk duhet të sillet si babai i shqiptarëve.