Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:09 Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij? Nga Kreshnik Spahiu Protestuesit bëjnë mirë që refuzojnë dialogun me Edi Ramën por kam një pyetje: Po me njëri-tjetrin pse nuk dialogojnë duke u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Luftë për supremaci në ekonominë botërore

Forum E hënë, 16 Gusht 2021 07:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me hyrjen në fuqi të tarifave ndëshkimore doganore amerikane për prodhimet kineze konflikti tregtar SHBA-Kinë po përshkallëzohet. Por në realitet fjala është për shumë më tepër, mendon Thomas Straubhaar. Kinse luftë tregtare. Fjala nuk është për pajisje elektrike kundër kokrrave të sojës. Taksat ndëshkuese doganore amerikane për importet nga Lindja e Largët dhe taksat doganore kineze për prodhimet bujqësore nga SHBA-ja janë simbolizëm i pastër – i mirë për vëmendjen e mediave, i keq për popullatat e prekura.

Konflikti tregtar është vetëm maja e shpatës së një lufte shumë më të madhe. Lufta e vërtetë bëhet për fitore në garën epokale për pushtet, dominim dhe epërsi në shekullin e 21-të. “Amerika e para” kundrejt “Made in China” është përplasja e gjigantëve gjeopolitikë që po afrohet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 7 minutash
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 2 orësh
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28

A do të jenë Shtetet e Bashkuara – si 150 vitet e fundit – masa e të gjitha gjërave dhe “mënyra amerikane e jetës” modeli i modernizmit? Apo Kina po kthehet në krye të ekonomisë botërore? Aty ku sipas përfytyrimeve të Pekinit edhe i takon. Sepse për shekuj me radhë, deri më pak se 200 vjet më parë, Kina ishte shumë më përpara se pjesa tjetër e botës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

G7? G20? G2!

Presidenti amerikan Trump nuk ka fshehur kurrë faktin se “Amerika e para” është qëllimi i tij më i lartë. Gjithçka tjetër ishte dhe është e dorës së dytë dhe në rastin më të mirë mbetet një mjet për të arritur qëllimin e tërësisë së tij, domethënë ndjekjen fillimisht të interesave të Amerikës. Dhe për Donald Trumpin ekziston vetëm një armik që e pengon në rrugën e tij: Kina. Çdo gjë tjetër është për kafshë e vogël gjeopolitike. Pavarësisht nëse krerët e shteteve ose qeverive të G7, G8 ose G20 mblidhen herë pas here në takime të nivelit të lartë. Kjo nuk ka rëndësi për presidentin amerikan. Për të ekzistonte dhe ekzistont gjithmonë vetëm G2: SHBA dhe Kina.

Po ashtu doktrina G2 nuk është një tik psikopatik i Donald Trumpit. Përkundrazi, në këtë vlerësim strategjik ai lëviz në kontekstin e analizës gjeostrategjike të mjaft grupeve ekspertësh amerikanë. Nga këndvështrimi i tyre, shumë kohë para Trump, ishte e qartë se vetëm Kina dhe SHBA, por jo Evropa, luajnë një rol në garën për epërsi në politikën ekonomike botërore.

Në betejën e gjigantit gjeopolitik SHBA, Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) nuk do të mund të thotë shumë. Kjo është tragjike, sepse SHBA është nëna e rendit të tregtisë botërore të pasluftës. Dhe që kur Kina u bë anëtare në fund të vitit 2001, ndarja globale e punës dhe e tregtisë botërore ka qenë edhe më e shpejtë se më parë. Por as SHBA, as Kina nuk do ta lënë veten të pengohen nga OBT-ja. Dhe nëse me taksat doganore ato kanl harxhuar vetëm barutin, në të ardhmen do të përdorin armë vërtetë të rënda – normat e këmbimit të valutës.

Nga luftë tregtare në luftë valutash

Nuk është rastësi, por logjikë e qartë ekonomike që monedha kineze – juan ose renminbi – u zhvlerësua brenda disa javësh shtatë për qind kundrejt dollarit. Zhvlerësimi është një armë e fuqishme efektive e proteksionizmit. Ai i degradon tarifat ndëshkimore doganore në fishekë për pushkë stërvitore. Një zhvlerësim i juanit nuk do të thotë asgjë më shumë se një tarifë e gjerë doganore për importin prej shtatë për qind për të gjitha produktet nga jashtë dhe jo vetëm një tarifë doganore punktuale kineze për mallra të caktuara amerikane. Në të njëjtën kohë ai është një subvencion eksporti për të gjithë prodhuesit kinezë në tregjet botërore, gjë që i bën produktet kineze shtatë përqind më të lira. Me zhvlerësimin e renminbisë efekti i tarifave doganore ndëshkuese të Trumpit mënjanohet.

Buchmesse Leipzig - Thomas Straubhaar (picture-alliance /dpa/J. Kalaene)Thomas Straubhaar

Lufta valutore është vazhdim i luftës tregtare me armë të kalibrit të madh. Kjo e kthen plotësisht OBT-në në një tigër pa dhëmbë. Sepse përballë strategjive të zhvlerësimit, OBT-së i mungon kompetenca dhe instrumentet për të qenë në gjendje t’u kundërvihet atyre. Në vitin 1948 anëtarët themelues të Organizatës Botërore të Tregtisë nuk i kishin parasysh luftërat valutore. Dhe nuk kishin sepse, ngaqë në atë kohë me sistemin e Bretton Woods të vitit 1944, për gati tri dekada qe në fuqi një doktrinë e kurseve të këmbimit fiks kundrejt dollarit amerikan si monedhë rezervë.

Ndarja në shtete rrugë e gabuar

Fundi de facto i rendit ekonomik botëror shumëpalësh i degradon interesat evropiane në topa arbitrarë të manipulueshlm të shteteve të G2. Sepse në rastin e multilateralizmit, SHBA dhe Kina kishin vetëm një votë po aq sa secili vend i Evropës. Kështu, BE-ja kishte në tërësi një peshë 28 herë më të madhe se ajo e SHBA-së apo Kinës. Kurse në rastin e negociatave dypalëshe vendimtare do të jetë përsëri forca e më të fuqishmit – Evropa nuk duhet të ketë iluzionin më të vogël se do ta trajtojnë me kujdes.

Është koha për të kërkuar për qasje të reja përtej tregtisë së lirë globale, mosdiskriminimit dhe parimit të reciprocitetit. Së pari dhe më kryesorja është të kuptohet se për Evropën ndarja në shtete që hyjnë në bisedime secili për vete është e kundërta e një strategjie të suksesshme. Asnjë nga vendet evropiane nuk ka forcë që të arrijë vetëm diçka në një botë të dominancës së pushtetit të G2, as Gjermania, as Franca. Kjo është e reja dhe e ndryshmja në epokën post-multilaterale. Vetëm së bashku Evropa do të ketë një shans për të mbrojtur interesat e veta përballuar një strategjie “Amerika e para” dhe një Kine të pajisur mirë ekonomikisht dhe ushtarakisht./dw/

Thomas Straubhaar është ekonomist nga Zvicera dhe hulumtues i migracionit. Ai është profesor pör Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Biznesit në Universitetin e Hamburgut. Prej vitit 1999 deri në vitin 2014 ai ishte drejtor i Arkivit Ekonomik Botëror të Hamburgut (HWWA) dhe Institutit tö Hamburgut për Ekonominë Ndërkombëtare (HWWI).

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 7 minutash

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 13 minutash

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 2 orësh

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 2 orësh

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 18 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 21 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 18 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.