Lukashenko djeg Bjellorusinë, por qetëson shqiptarët
Nga Astrit Patozi –
I dha drejtim vetë Lukashenko dhe i qetësoi të gjithë bijtë e shqipes, që kanë një javë duke qarë hallet e Bjellorusisë, meqë punet tona i kemi të gjitha në rregull.
Si ata, që mendojnë se, po të shkojë Edi Rama si ndermjetësues atje, kriza do të zgjidhet menjëherë, si lider global që është, ashtu edhe të tjerët, të cilët po thonë se vetëm për shkak te tij presidenti bjellorus nuk e pranon OSBE-në si arbitër.
E sigurt është që, kur autokrati i Minskut e ka marrë atë vendim, njeriu i fundit që mund t’i ketë vajtur ndër mend me shumë gjasa ka qenë kryeministri i Shqipërisë.
Pas kësaj, ka shumë mundësi që ky qëndrim refuzues dhe sypatrembur ndaj imperializmit perëndimor do ta përshpejtojë fundin e regjimit të tij.