Luleshtrydhet po tërbojnë Lushnjarët…
Nga Ylli Dylgjeri
Çpo ndodh ne Lushnje? Çdo javë lajme të frikshme dëgjojmë në media. Duhen besuar? Lajmet janë me zë dhe figurë! Një javë tërbohet Drejtoresha e Arsimit znj. Luiza:
"5 mijë euro për një mësues", javën tjetër dëgjojmë që tërbohet kopeja ujqërve:
"barijtë e Spolatit thonë se po zgjohen nga ulurimat e tyre", "ujku hëngri 7 kokë bagëti në kullotë!". Pardje dëgjohej në një video deputeti i PS që shante një polic, shefin e qarkullimit në komisariatit e Lushnjes: ështe rrugaç- thoshte,- fyen qytetarët…!!! S'më dëgjon njeri ta heq! etj, etj.
Dhe si të mos mjaftonin këto, dje u tërbua edhe mësues Demiri!? 62 vjeçari Demir që përdhunonte në klasë një të mitur 11vjeçare? Uuuuuuaaaaauuu! Nuk di ç'emer ti vëmë këtij rrethi bujqësor me vese të mëdha morale. Por në TV shohim se veç veseve dhe arritjeve, ka edhe një risi tjetër ky rreth: rendimente të larta në kultivimin e luleshtrydhes!
Të ndikojë kjo vallë ky frut i kuq në sjelljen e vendalinjëve? Nëse po, duhet ndalur menjëherë. Mjekët amerikanë thonë se luleshtrydhja i zgjat jetën trurit e sidomos te femrat.Ta di Luiza këtë veti te frutit? Po Ujku? Po deputeti? Po Demiri? Luleshtrydhet janë ushqim ideal për të mbajtur trurin në formë. Por në Lushnje po bëjnë te kundertën. Po çmënden çdo ditë! Duhen ndalur urgjent, sa nuk janë çmendur dhe rrethet fqinjë…
Lexues,
te me falni per gjuhen pergjithesuese,
qe nuk ka lidhje me lushnjarin e dites,
punetor e arsimdashes.
Shkrimi flet per rastet e transmetuara
ne media gjate diteve te fundit.