“Lulzim Basha është ‘gjoba’ që këta i kanë vënë Edi Ramës!”

Nga Erjon Braçe – Deputet i PS-së

Lulzim Basha është “gjoba” që këta i kanë vënë Edi Ramës!

Lexojini dhe e kuptoni që Lulzim Basha në ato që thotë është i varur prej këtyre. Lulzim Basha është “kurdisur” prej këtyre të shpërthejë si kamikaz, nëse nuk funksionon si gjobë.

As që ju intereson se ç’bëhet me të, as se ç’bëhet me PD-në. Fare!

Nuk kanë asgjë parimore, as që ju duhet ç’ndodh me Shqipërinë e shqiptarët.

Kanë thjesht mllefin personal ndaj Edi Ramës – ai s’i pyet, ai s’i dëgjon, ai s’i begenis, ai s’i sajdis me çika pushteti si qëmoti. Madje, i sulmon për ato që ata thonë njëanshmërisht dhe mbështetur në të pavërteta!

Edi Rama është shënjestra dhe Lulzim Basha është gjoba e tyre për të!

Pa maskë, me zë e figurë, por në emër të medias, duke e degraduar përfundimisht atë.

Në fillim ndërtuan mediat e tyre si gjobë, madje duke i shëtitur nga një ekran në tjetrin, kuptuan që s’kishin më ndikim dhe zgjodhën njërin brenda PS-së të bënte gjobën, pastaj shtuan Lulzim Bashën si gjobë.

Dje dëgjova njërin prej këtyre që kërkonte sulm mbi institucionet – thirrje tërësisht antikushtetuese dhe, kuptova se tani po e kurdisin si kamikaz, të shpërthejë për të vrarë Edi Ramën – siç thonë lart e poshtë.

Idioti i Tiranës e ka pranuar këtë rol!

Madje ka shkuar më tej.

Ai po i vë gjobë Shqipërisë!

Këtu jemi dhe ky është një rreth i qartë me gjobaxhinj që po ja bëjnë borxh çdo qytetari në këtë vend!

Kaq për këtë herë!

Vo: Nikollë Lesi është një mik i mirë, nuk hyn në këtë rreth.

Në foto mungojnë dy të tjerë, njeri se zgjohet vonë, tjetri se bën parimorin, por rron përgjithësisht jashtë shteti.

 

SHKARKO APP