Lutfi Dervishi: Sonte “Përballë” me ish-studentin e dhjetorit, Ilir Meta

Nga Lutfi Dervishi –
30 vjet pas thirrjes: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. 30 vjet më parë studentët në Tiranë nisën protestat kundër regjimit të fundit komunist në kontinent me thirrjen: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”.
30 vjet më pas vendi është ende në dyert e BE-së, ndërsa një në çdo 3 shqiptarë gjatë këtyrë 3 dekadave ka vendosur të bëhet europian duke jetuar e punuar në Itali, Greqi, Gjermani e gjetkë.
Endrrës europiane më pas iu bashkëngjit edhe ëndrra amerikane; rregullisht 1 milionë shqiptarë aplikojnë për të fituar llotarinë me dëshirën për të jetuar e punuar në Tokën e Premtuar.
Në fillim të viteve 90, të ikurit quheshin emigrantë, sot quhen azilantë.
Çfarë e bën trishtues këtë përvjetor është fakti se vendet fqinjë të Shqipërisë që në fillim të viteve 90 ishin në luftë, sot janë anëtarë të BE-së, apo po përmbyllin kapitujt negociues
Shqiptarët kanë ikur rregullisht gjatë këtyre 30 vjetëve, një pjesë e vogël janë kthyer vendi ka ndryshuar shumë, elita politike ka mbetur po ajo.
Sonte në #Përballë do të flasim me një ish student të dhjetorit, ëndrra e të cilit ishte të bëhej pedagog, por u bë kryetari më i ri shtetit gjatë periudhës së tranzicionit.
Në këtë ditë përkujtimi të ngjarjes më të madhe në historinë e 30 viteve të fundit do të flasim jo vetëm për sfidat ku ndodhet vendi 4 muaj para zgjedhjeve por edhe për raportet me shtetin e dytë shqiptar në rajon, administratën e re Biden!

SHKARKO APP