Lutja e Xhakës: Mos na braktisni
Tulant Xhaka njihet për grintën e tij, për karakterin si futbollist, por mbrëmë pak i pamë të shpalosura në tapetin e blertë të “Elbasan Arena” këto veti të mesfushorit të Bazelit.
Ndoshta ishte njëlloj stepjeje e pakuptimtë e krejt kuqezinjve, që nuk luajtën me zemër, si herët e tjera, por gabuan njëlloj si ndaj Portugalisë, në kohën shtesë, kur u iku nga duart edhe barazimi, me të cilin “flirtuan” për 91 minuta.
Tifozët kanë mbetur të zhgënjyer nga humbja, por edhe nga paraqitja “pa gjak” e beniaminëve të tyre ndaj Serbisë. Thënë ndryshe, në momentin vendimtar të kësaj fushate kualifikuesesh, kombëtarja jonë u danl, duke mos e siguruar kualifikimin që mbrëmë. Tashmë mbetet të luhet edhe kualifikuesja e fundit me Armeninë, e cila vendos për fatin tonë. Fitorja në Jerevan na dërgon direkt në finalet e “Euro 2016”, ndryshe duhet të konsumojmë edhe “Play-Off”-in, ku marrin pjesë kundërshtarë shumë të vështirë.
Duke komentuar atë që ngjau të enjten në “Elbasan Arena”, Taulant Xhaka nënvizon mes të tjerash: “Faleminderit të gjithëve nga zemra për përkrahjen. Ne jemi shqiptarë me zemër, e kemi dëshiruar fort fitoren edhe ne, lojtarët, por fati nuk ishte në anën tonë. Vetëm pse kemi humbur nuk do të thotë të mos na përkrahni në ndeshjet e tjera, sepse kemi dhënë maksimumin, por kështu e ka futbolli. Jam krenar që jam SHQIPTAR.”