Macron: 500 miliardë euro për ekonominë franceze. Po Edi Rama sa?
Nga Mentor HOXHA (Paris)
Gjendja e vështirë nga Covid-19, rimëkëmbja e shkatërruar e ekonomisë nga izolimi tre mujor për shkak të masave kufizuese që nisën në pasditen e 17 marsit, situata e ndezur politike nga protestat antiracizëm dhe të policëve të zemëruar që nisën ditën e premte dhe të shtunë në Paris dhe në disa qytete të mëdha franceze u shpalosën sonte në Pallatin Elize në ora 20:00 të mbrëmjes nga Presidenti francez, Emmanuel Macron. Në këtë dalje të katërt publike para kombit francez, Kreu i shtetit, prezantoi Fazën e tretë të rihapjes së Francës dhe planin e masave për të dalë nga gjendja e vështirë ekonomike, sanitare dhe politike.
Ky është fjalimi i katërt i tij gjat që periudhës së pandemisë që nga dalja e parë me 16 mars kur vendosi të karantinojë në shtëpi 67 milionë francezë, ndërkohë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dalë me dhjetra e dhjetra herë para kamerave dhe publikut shqiptar edhe për gjëra të parandësishme. Dy daljet e tjera, Macron i bëri kur njoftoi fazën e parë dhe të dytë të rihapjes së Francës.
Në mbrëmjen e sotme, Macron doli për të mbyllur kapitullin e dhimbshëm të izolimit dhe për të prezantuar planin tij të rihapjes së plotë. Ai foli për çështje emergjente në lidhje me krizën, duke filluar me fazën e tretë të hapjes të planifikuar për 22 qershor, si dhe prezantoi para francezëve planet e tij për ringritjen e Francës në dy vitet e mbetura të mandatit presidencial. Gjithashtu tregoi si do t’i mbrojë francezët përballë krizës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19, i cili ka shkaktuar me mijra viktima. Në Francë kanë vdekur 29 401 persona dhe janë prekur 193 746. Në gjithë botën kanë vdekur 429 714 dhe janë infektuar 7 765 362. Nisur nga të dhënat inkurajuese të epidemisë në Francë, Kreu i Shtetit francez njoftoi sonte kalimin e Ile-de-France në zonën e gjelbër dhe rihapjen që nesër të të gjithë restoranteve dhe bareve në Ille de France, deklaroi vazhdimin e raundit të dytë të zgjedhjeve komunale më 28 qershor dhe rihapjen e shkollave dhe kolegjeve të detyrueshme më 22 qershor. Krahas këtyre, presidenti francez shpalosi edhe disa prioritete kryesore që do realizojë në këta dy vitet e fundit të përfundimit të mandatit të tij presidencial, siç janë kriza ekonomike dhe ringjallja e saj, kriza sociale, rihapja totale, antiracizmi, mbështetja për policinë, masat e mëtejshme për frenimin e COVID-19, hapja e vendeve të reja të punës, mosngritja e taksave, etj.
Nisur nga marshimet dhe demostrimet e zhvilluara ditët e fundit në Francë kundër racizmit dhe dhunës policore, Macron dha mbështjetje për policinë, si dhe garantoi mbrojtje dhe barazi për të gjithë qytetarët e tij pa dallim race, ngjyre apo kombësie. “Ne nuk do ta ndërtojmë të ardhmen tonë pa një rend republikan që sigurohet nga policia dhe xhandarët në tokën tonë. Ata janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të përditshme në emrin tonë. Kjo është arsyeja pse ata meritojnë mbështetjen e autoriteteve publike dhe njohjen e kombit”. Në fjalimin për mobilizimet anti-racizëm, ai theksoi se “ne jemi një komb ku të gjithë, pavarësisht prejardhjes, fesë së tyre, duhet të gjejnë vendin e tyre. Dhe do të merren vendime të reja të forta për mundësi të barabarta. “Ne duhet të shikojmë me kthjelltësi të gjithë historinë tonë, të gjitha kujtimet tona, marrëdhëniet tona me Afrikën në veçanti”. Në lidhje me strategjitë për ringjalljen ekonomike dhe punësimin ai foli edhe për krijimin e vendeve të reja të punës dhe mosngritjen e taksave. “Ne kemi nevojë për të krijuar vende të reja pune duke investuar në pavarësinë tonë teknologjike, dixhitale, industriale dhe bujqësore përmes hulumtimit dhe konsolidimit. Përparësia jonë e parë është të rindërtojmë një ekonomi të fortë, ekologjike, sovrane dhe të bashkuar”. Macron deklaroi kishte mobilizuar në total gati 500 miliardë euro për ekonominë franceze, për punëtorët, për sipërmarrësit, por edhe për më të pasigurtët. “Ne nuk do t’i financojmë këto shpenzime duke rritur taksat”, vazhdoi presidenti.
Ai foli edhe për efektin e masave të marra në frenimin e koronavirusit. Rënien e ndjeshme të kurbës së koronaviruesit në Francë si shkak i masave të marra, e cilësoi si një “fitore e parë kundër virusit”. “Ndihem i lumtur për këtë fitore të parë, pasi dhjetëra mijëra jetë janë shpëtuar nga zgjedhjet tona, nga veprimet tona”. -tha ai. Nga ana tjetër u shpreh se lufta kundër epidemisë nuk ka mbaruar. “Vera e vitit 2020 nuk do të jetë një verë si çdo verë tjetër dhe ne do duhet të ndjekim evolucionin e epidemisë. Për të na përgatitur në rast se ajo kthehet me më shumë forcë – u shpreh ai.
Përgjatë periudhës së pandemisë, Franca dhe Gjermania, si shtetet më të fuqishme në Europë dhe në botë kanë ndërmarrë disa nisma financiare së bashku për të ndihmuar financiarisht vendet evropiane më të prekura nga pandemia. Gjithashtu, Franca, nënshkroi ditën e djeshme bashkë me Gjermaninë, Italinë dhe Hollandën një marrëveshje me kompaninë farmaceutike “Astraceneca” për furnizim të 400 milionë vaksinave kundër virusit korona për qytetarët evropianë. Dërgesa e parë e dozave të vaksinës do të jetë në dispozicion deri në fund të këtij viti. Emmanuel Macron është rikthyer në menaxhimin e tij të krizës, nga e cila nuk ka përfituar aspak politikisht, vlerësimi i popullaritetit të tij vazhdon të bjerë, ndryshe nga ai i kryeministrit Edouard Philippe.
FRANCA RIHAPET PLOTËSISHT, POR QEVERIA KALOI NJË JAVË TË VËSHTIRË
Java e fundit qe një javë e vështirë për Qeverinë franceze, përshkak se vendi u përfshi në fundjavë në protesta kombëtare kundër racizmit dhe dhunës policore duke shpërfilluar kështu ligjin për tubimet dhe grumbullimet e mëdha në këtë periudhë pandemie. Marshime dhe demostrime të tilla u organizuan të shtunën në Place de la République në Paris me 15.000 demostrues sipas shifrave nga selia e policisë së Parisit, në Bordo, ku rreth 500 njerëz marshuan në një atmosferë miqësore, në Place Bellecour në Lyon ku morën pjesë 2.000 njerëz, në Marsejë, Montpellier, Nantes, Saint-Nazaire, si dhe në Strasburg të dielën etj.
Manifestimi më i madh u zhvillua në Paris dhe u frymëzua nga një video e shpërndarë së fundmi teksa policia franceze dhunon një 16 vjeçar me ngjyrë të quajtur Adama Traore, i cili humbi jetën në paraburgim në korrik të vitin 2016, pasi u arrestua nga xhandarët në rajonin e Parisit. Protesta e Parisit zgjati tre orë dhe pati incidente, pasi protestuesit qëlluan me gurë dhe policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe arrestoi mbi 10 persona. Në mitingun e Parisit morën pjesë erdhe politikanë të opozitës dhe personalitet të njohura në fusha të ndryshme. Manifestuesit e rinj mbanin një T-shirt të zi me këto pak fjalë: “Drejtësi për Adama”. Për vdekjen e tij, Familja e Traoré-s akuzon policinë, kurse autoritetet policore thonë se nuk ka asnjë provë që të implikojnë xhandarët, ndërkohë po zhvillohet një hetim gjyqësor. Motra e Adama Traroré-s, Assa, figura qendrore e Komitetit ‘Adama vs SOS Racism’ që drejton këto protesta u bëri thirrje protestuesve për të marshuar për të “denoncuar mohimin e drejtësisë, për të denoncuar dhunën sociale, racore dhe policore”, duke kërkuar që xhandarët e implikuar në arrest të paditen. Vdekja e George Floyd – Afrikano amerikan që u vra në 25 maj në Minneapolis nga një oficer i policisë së bardhë – i bëri jehonë të drejtpërdrejtë vdekjes së vëllait tim”, -tha ajo, duke premtuar se” do të vazhdojë luftën” për drejtësi.” E indinjuar nga akuzat ndaj tyre, policia franceze ka thënë se ata ndjehen “të fyer” nga pretendimet se ata ushtrojnë dhunë dhe racizëm. Të premten, disa policë u mblodhën në Champs – Elysées duke hedhur prangat e tyre në tokë në shenjë solidariteti. Autoritetet policore dhe krerët e lartë të policisë franceze thonë se nuk ka prova që implikojnë xhandarët në këtë vdekje. Ministri i Brendshëm, Christophe Castaner dhe ministrja e Drejtësisë, Nicole Belloube kanë deklaruar se nuk ka racizëm në policinë franceze dhe shfaqjet raciste konsiderohen vepër penale, pra janë të dënueshme me ligj. Ministrja e Drejtësisë, thotë se “Racizmi është diçka krejtësisht kontradiktore me idenë e Republikës, prandaj, duhet të luftojmë kundër këtij fenomeni kudo që racizmi është i pranishëm”.
Protestat në Francë u nxitën nga protestat e mëdha dhe të dhunshme në Amerikë nga vrasja e njeriut me ngjyrë në SHBA, George Flyod nga një polic i bardhë amerikan, përshkak se Flyoid dyshohej se kishte përdorur një kartë 20 dollarëshe falce në një market. Vdekja e rij shkaktoi një valë të fuqishme indinjate në mbarë botën dhe protesta antiraciste në nbarë Amerikën dhe në Europëm si dhe krijoi lëvizjen mbarëbotërore me moton “Black lives metter”.
PROTESTAT E FUNDJAVËS RIKTHEJNË LIRINË PËR TË DEMOSTRUAR
Këshilli i Shtetit rikthen lirinë për të demonstruar, kështu që demonstratat mund të rifillojnë ligjërisht në Francë. Në kontekstin e gjendjes së urgjencës shëndetësore nga covid-19, shumë liri akoma janë të ndaluara në Francë dhe në mbarë botën, përfshirë këtu edhe protestat apo grumbullimet e mëdha, por protestat e së premtes dhe së shtunës i ndryshuan këta rregulla. Këshilli i Shtetit vendosi të heq ndalimin e demonstratave. Ai njoftoi këtë të shtunë se po rivendoste lirinë për të demonstruar duke hequr ndalimin për tubime të më shumë se dhjetë personave të imponuara nën gjendjen e urgjencës shëndetësore, i vendosur për të provuar të frenojë epideminë e koronavirusit. Ky vendim vjen kur mijëra njerëz demonstruan të shtunën në Francë kundër racizmit dhe dhunës policore. Këshilli i Shtetit në deklaratën e tij për shtyp thotë se “liria për të demonstruar është një liri themelore”.
.