Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës…

Nga Kreshnik Spahiu

Sot, sipas autorit, shqiptarët po përballen me një fenomen alarmant: atë që ai e quan “mafia e ushqimeve”. Sipas tij, përfitimet ekonomike të këtij rrjeti janë edhe më të mëdha se ato të trafikut të drogës, ndërsa pasojat prekin çdo qytetar. Nëse droga dëmton një përqindje të caktuar përdoruesish, ushqimi  si nevojë bazike prek të gjithë popullsinë.

Dikur Shqipëria krenohej me cilësinë dhe shijen e produkteve bujqësore e blegtorale. Sot, kjo konsiderohet si pjesë e së kaluarës. Autori sjell shembuj konkretë të sipërmarrësve që kanë tentuar të eksportojnë mish dhe perime drejt vendeve të Bashkimit Europian, por janë përballur me refuzime për shkak të mosplotësimit të standardeve. Problemet e evidentuara lidhen me praninë e baktereve të rrezikshme si Salmonella, E. coli dhe Listeria, nivele të larta pesticidesh, përdorim antibiotikësh apo hormonesh të ndaluara, metale të rënda, mungesë higjiene, ruajtje dhe paketim të papërshtatshëm, si edhe cilësinë e dobët të ushqimit për kafshët dhe të ujit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër shqetësim i ngritur është shkatërrimi pas viteve ’90 i strukturave shkencore për kontrollin dhe certifikimin e farërave bujqësore, çka  sipas autorit ka ndikuar negativisht në garantimin e standardeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai kritikon gjithashtu cilësinë e produkteve bazë si buka, duke theksuar se lëndët e para importohen shpesh nga vende si Serbia, Rusia dhe Ukraina, me standarde që vihen në diskutim. Përmenden edhe produkte të tjera si kafeja, vera, pijet alkoolike dhe vaji i ullirit, të cilat konsiderohen ndër më të falsifikuarat në treg.

Në analizën e tij, autori argumenton se situata ndikon në tre drejtime kryesore: dëmton shëndetin publik, rrit kostot për konsumatorët dhe pengon integrimin europian të Shqipërisë, duke qenë se siguria ushqimore është një kapitull kyç në negociatat me Bashkimi Evropian.

Sipas tij, kontrolli i dobët, mungesa e ndëshkimeve dhe ndërthurja e interesave ekonomike me ato politike e bëjnë këtë fenomen edhe më shqetësues. Në përfundim, ai thekson se kontrolli mbi ushqimin nënkupton kontroll mbi jetën, duke e konsideruar këtë si një nga sfidat më të mëdha për shoqërinë shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?