Mafia shqiptare fut në Greqi “rakinë bullgare” që shkakton verbim (FOTO)
“Grupe mafioze shqiptare janë në prapaskenë të shitjes së pijeve alkoolike mjaft të rrezikshme për të rinjtë britanikë që shkojnë me pushime”. Kështu nis një shkrim i gazetës britanike “Sunday People” që ka publikuar një reportazh të gjatë pas verbimit së një 20-vjeçareje britanike me pushime në një ishull të Greqisë pas konsumimit të një prej këtyre pijeve. Viktima është Hannah Powell që u verbua pas një nate jashtë me miqtë në ishullin grek Zante. Gazeta shkruan se pas gjithë kësaj historie fshihet një luftë e vërtetë mes bandave mafioze kriminale shqiptare që rrezikon shumë të rinj.
“Hetimi ka nxjerrë në dritë se këto banda importojnë në vendet turistike shishe alkooli kontrabandë nga Bullgaria. Kamarierë të pafajshëm nuk e kanë idenë për rrezikun e këtyre pijeve kontrabandë, por shijojnë çmimet e lira të tyre. Spitali i ishullit Zante ka regjistruar një sërë britanikësh janë helmuar nga alkooli i konsumuar aty këtë verë. Një përgjegjës në një bar të zonës tha se të mbash nën kontroll baret dhe klubet në këtë zonë është një biznes i mirë. Janë bandat shqiptare ato që po bëjnë shumë para këto kohë. Çelësi është që të mbash çmimin e alkoolit sa më të ulët” – shkruan gazeta citon lapsi.al.
ÇFARE ESHTE “RAKIA BULLGARE”
“Kur një kokteil kushtonte më parë 6 euro, trashmë ai shitet për 2 euro. Pijet janë bërëmë të lira sepse përdoret alkool që vjen nga Bullgaria. Ky është një treg i jashtëligjshëm që po bën shumë para. Bandat këtu kanë ortakë në Bullgari që bëjnë alkool në fabrika sekrete të fshehura në shtëpi dhe kopshte dhe që më pas i shesin këtu për turistët. Këto pije janë shumë të rrezikshme sepse prodhohen nga jo-profesionistë. Ata nuk kontrollojnë përmbajtjen e metanolit dhe procesi mund të marrë për keq. Vihet jeta shumë në rrezik. Alkooli fals njihet në këto zona si “rakia bullgare” që vjen kontrabandë në të gjithë Europën.
Ajo futet në shishe që duken të ligjshme dhe që janë komplet të ligjshme edhe për turistët. Por ndryshimi ka të bëjë me formën e alkoolit për konsum njerëzor pasi metanoli është një substancë thellësisht toksike industriale që përdoret tek antingrirja e makinave, hollues boje dhe heqje e zmaltit dhe disa lëndë djegëse. Pronarët e bareve në të gjithë Greqinë janë paralajmëruar për rreziqet e përdorimit të metanolit i njohur edhe si alkool metilik apo alkool i drurit” –thotë përgjegjësi për gazetën britanike citon lapsi.al.
“Konsumimi i vetëm 4 mililitrave mund të shkaktojë verbëri të përjetshme nëse sulmohet nervi optik. Efektet e tjera janë dëmtimet cerebrale, probleme me të folurën apo humbje e kujtesës”.
ROLI I MAFIAS SHQIPTARE
Në 3 apo 4 vitet e fundit për shkak të krizës financiare në Greqi mafia shqiptare mori në kontroll pjesën më të madhe të tregtisë në ishull, mes të cilave linjat e ushqimit dhe një pjesë të turizmit pa harruar trafikun e drogës dhe prostitucionit.
Ata nuk shqetësohen për njerëzit apo humbjet njerëzore në atë që bëjnë. Të gjithë shqetësohen për të bërë sa më shumë para dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Para 5 vitesh çmimi i pjesës më të madhe të alkoolit në baret turistike këtu ishte rreth 6 euro. Më pas hyri mafia shqiptare që ofroi për tregun alkool me çmim më të ulët duke bërë që çmimi i pijeve të binte.
Edhe pijet e tjera ranë pasi ishin të detyruar të ndiqnin konkurrencën për të mos falimentuar. E njëjta pije që më parë kushtonte 6 euro tani është 2 euro. Baret bëjnë të paditurin ndërsa konsumatorët nuk e dinë se çfarë po pinë. Sidomos turistët nuk shohin se çfarë u hedhin në gotë, por duan të dehen sa më shpejt.
Kuptohet që nuk është faji i klientëve që duan të bëjnë qejf. Unë shoh shpesh vajza britanike që harxhojnë 200-300 euro për të pirë dhe vetëm 20 euro për të ngrënë. Kjo është e sigurt që ato do të sëmuren apo helmohen”- thotë informatori i gazetës.
20-vjeçarja Hannah Powell, nga Nord Ormesby, Teesside u transportua me urgjencë në spital ku edhe humbi shikimin për shkak të konsumimit të “rakisë bullgare”