Maks Velo: Jemi vend islamik dhe oriental
Maks Velo ka hapur një ekspozitë të titulluar “Retrospektivë”.
Ekspozita e tij përmban 99 piktura në përmasa të vogla. Por, i ngacmuar nga gazetarët, Velo nuk e ka përmbajtur dot veten.
Ai ka thënë se Shqipëria është një vend islamik dhe oriental.
Më tej ai ka akuzuar edhe artistët, si kriminelë dhe injorantë.
“Nuk është vend ky për të bërë art. Është vend islamik dhe oriental.
Është orient. I shef ti ata emigrantët që sulen nga andej.
Dinë ata çështë piktura? Hë? Ta pret mendja ty se dinë ata çështë piktura?
Ja kështu jemi ne. Tërë jetën artistët i kam konsideruar si kriminelë.
Këtë ekspozitë nuk donin ta çelnin drejtorët e parë. Artistët tanë janë injorantë.
Dukuria e madhe është që i marrin këto dhe i kopjojnë.
E drejta e autorit është vetëm aty te sahati i elektrikut.
Vetëm aty i kap Rama për fyti.
S’ka të drejtë autori”, ka thënë ai