MALLKUAR QOFTE KONSESUSI PASKEMI HUMBUR, NJE SUPER MINISTER
Nga Dritan Kaba.
Lexova me shqetesim qytetar, nje reagim te deputetit Gjovalin Kadeli. Puna ime eshte te ndjek statuset e deputeteve te grupit parlamentar ku une sherbej. Nje ankth me kaploi trupin dhe zemren. na paskan kercenuar me jete deputetin, qe per pak mund ta kishim minister te jashtem, nese nuk do kishte konsensus per miratimin e reformes ne drejtesi Me mire pa reforme se Shqiperia pa nje udheheqes te ketij kalibri. Haxhi Qamili, Spartak Ngjela, Shvejku,, Nastradini duken qesharake perpara kesaj figure madhore. Humbja eshte edhe me e trishtueshme, kur lexon z. Kadeli qe kaubojsin mund ta humbim per fare.
I bej thirrje ministrit te brendshem te marre masa urgjente ne mbrojtje te tij. Presidenti duhet te therrase urgjentisht mbledhjen e Keshillit te Sigurise, ku pike e vetme diskutimi duhet te jete masat qe duhet te merren per te mbrojtur deputetit legjendar, ( sepse vetem me figurat e legjendave mund te krahasohet) Urgjentisht, deputetin pervec mbrojtjes me nje trupe speciale nga toka, duhet edhe ajo nga ajri, sidomos per kapelen e tij. Tre helikoptere duhet te jene ne ajer kudo qe leviz deputeti. Flotilja duhet te perbehet nje helikopter me trupat me te zgjedhura te ushtrise, Mimi ja ka borxh kete gje,nje tjeter me forcat specilae RENEA dhe nje helikopter i shendetesise me nje trupe mjekesh per te dhene ndihmen e pare, per cdo rast. Ministri i jashtem duhet te mos behet xheloz, por ne mbledhjen e rradhes te ministerialit te NATO, duhet te kerkoje ndihmen e aleateve, per te mbrojtur deputetin. Masat per mbrojtjen e tij, duhet te kene parasysh edhe kapelen, nje simbol unik qe duhet te futet nen mbrojtjen e Muzeut Historik Kombetar, si nje vlere muzeale e pluralizmit shqiptar. Ministria e Arsimit duhet te nxjerre nje urdherese per shkollat 9 vjecare, ku pjese e uniformes se shkolles duhet te jete me detyrim kapelja e kaubojsit, per te lartesuar keshtu vepren e tij. Miistria e Kultures duhet te shpalle konkurs nderkombetar per bustin e kaubojsit, qe per cdo rast ta kemi gati, qe as nje e papritur te mos na gjeje te papergatitur.
Ministri i Shtetit per pushtetin lokal duhet te shperndaje nje qarkore prane te gjithave bashkive te vendit qe te evidentojne rruget dhe sheshet qe mund te marrin emrin e deputetit kaubojs, ne nderim te vepres dhe punes se tij titanike per modernizimin e politikes shqiptare, sidomos asaj te fushes se marredhenieve nderkombetare. Ministri i financave duhet te ktheje urgjentisht mbrapsht aktin normativ te buxhetit, ku duhet te shtohet nje ze per shpenzimet qe duhen per mbrojtjen dhe lartesimin e kesaj figure kombetare. Deputeti disa here eshte bere gati te flase, per korrupsionin ne OSSHE, perdorimin e parave te padeklaruara ne fushate, per mbjelljen e hashashit, per korrupsionin ne shendetesi, per koncensionet korruptive, por pas cdo deklarate fillestare ka heshtur, sic duket i kercenuar nga forca te errta, qe nuk ja duan te miren Shqiperise.
Ai u ndalua edhe te kandidonte per kryetar te PSSH duke bere keshtu jo humbjen e postit te kryetarit nga ana e deputetit, por te vendt per te pasur nje kryeminister qe as ne endrren me bukur te tyre, nuk do shihnin shqiptaret. Humbem mundesine per kryeministrin qe as Samiu si rilindas, nuk e kishte parashikuar tek vepra e tij “Shqiperia, c’ka qene, c’eshte e cdo te behet” Duhet te jemi te gjithe ne kembe per te mbrojtur kete vlere te patjetersueshme te vendit.