Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Mandela i Ballkanit”, Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare shqiptare

Forum E enjte, 19 Gusht 2021 13:33
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj-

Pas një lëngimi ka ndaluar jeta në moshën 82-vjeçare e simbolit të rezistencës shqiptare të Kosovës, Adem Demaçi. Një tjetër figurë e rëndësishme e atyre përpjekjeve titanike, që e ngritën lart zërin e Kosovës, duke mos kursyer asgjë për kauzën, shuhet duke lënë pas një vepër të ndritur, përkushtimi dhe angazhimi. Ai burrë shtatshkurtër, i mpakur nga vitet dhe nga sëmundja ka ndërruar rrugë, duke i’u dhënë amshimit. Një ikje që lë pas pikëllim, pikëllim dhe mirënjohje për atë burrë të pashoq përnga kurajo dhe mençuria, atë zemër flakatare që zjarm e prush i’u dha interesave të shenjta dhe idealeve, për të cilat ai luftoi pareshtur duke mos u kursyer. Ai jetoi, u përpoq, luftoi dhe iku si një martir i fjalës së lirë, i idealeve të kulluara, i shenjtërisë së gjakut dhe plisit. Kosova dhe gjithë shqiptarët kudo që janë, siç i ka pikëlluar ky lajm, obligohen të përulen në shenj respekti përpara kësaj përmendoreje të lartë angazhimi dhe përkushtimi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 13 minutash
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57

Lajmin e ndalimit të kësaj jete që dha kaq shumë për idealet në të cilat ai besoi dhe për të cilat sakrifikoi, e ka dhënë nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti. Ai ka dhënë një kontribut të shquar si gazetar, shkrimtar dhe filozof. Gjithashtu, Demaçi ishte politikan e aktivist për të drejtat e njeriut. Ai ishte laureat i çmimit “Saharov”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në vitet 1950, Adem Demaçi botoi një numër tregimesh të shkurtra me komentime sociale në revistën Jeta e re, si dhe romanin e vitit 1958 me titull ‘Gjarpijt e gjakut’ që flet për gjakmarrjen në Kosovë dhe Shqipëria. Krijimtaria letrare i solli famë.

Demaçi u arrestua fillimisht për kundërshtimin e tij ndaj qeverisë autoritare të Josip Broz Titos në vitin 1958, duke mbajtur tre vjet burg. Ai u burgos përsëri më 1964-1974 dhe më pas 1975-1990. Ai u lirua nga burgu në vitin 1990, duke shënuar në total 28 vjet burg.

Pas lirimit të tij, ai ishte Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNJ) nga viti 1991 deri në 1995. Ai gjithashtu shërbeu si kryeredaktor i Zërit, një revistë me seli në Prishtinë, nga viti 1991 deri më 1993.

Në vitin 1991, ai u nderua me Çmimin Sakharov të Parlamentit Evropian për Lirinë e Mendimit.  Në vitin 1996, Demaçi u rikthye në jetën politike, duke marrë kreun e Partisë Parlamentare të Kosovës. Dy vjet më vonë, ai u bashkua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke shërbyer si krahu i saj politik.

Në vitin 1999, ai dha dorëheqje nga UÇK pasi mori pjesë në bisedimet e paqes në Francë duke kritikuar marrëveshjen e propozuar që nuk garantonte pavarësinë e Kosovës. Në vitin 2010 ai u dekorua me Urdhrin ‘Hero i Kosovës’.

Gjithashtu, Tirana ka nderuar më 28 nëntor 2016 politikanin dhe shkrimtarin e njohur kosovar, Adem Demaçi, me titullin “Qytetar Nderi”. Në një ceremoni të posaçme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka dorëzuar Adem Demaçit titullin “Qytetar Nderi” si dhe “Çelësin e Qytetit” me motivacionin e intelektualit të shquar, simbol i rezistencës së gjithanëshme, për liri, pavarësi dhe prosperitet, për kontributin dhe sakrificat e tij ekstreme, dhe popullit të pavarur të Kosovës, si dhe për forcimin e lidhjeve tradicionale mes qytetarëve të të njëjtit Komb.

Për të hedhur një vështrim më të plotë dhe më përfaqësues së njohjes së këtij personaliteti, kësaj figure kombëtare, këtij shërbestari të interesave gjithëshqiptare ju ofroj të përcillni një intervistë të gazetares Blerina Gjoka realizuar në prill 2012

“Pritja ia vlen, kur di çfarë pret”. Fillon teksti pararendës i instervistës me Adem Demaçin. T’ia thuash këtë një të riu sot që rend t’i bëjë gjërat shpejt dhe e kërkon suksesin po aq shpejt do të qeshte. Por kur njeh një njeri, që ka kaluar 28 vitet e rinisë në burg, që e thotë këtë frazë duke buzëqeshur, këto fjalë marrin një dimension tjetër. Dimensioni i pritjes si një zgjidhje shpirtërore e jetësore jo si një rastësi apo fatkeqësi. Kur kishte vetëm 22 vite mbi supe Adem Demaçi, “e kalli jetën e tij si një cigare”, siç pëlqen vetë ta epitetizojë ai, duke zgjedhur burgun në vend të lirisë në një vend të palirë. “Njeriu zgjedh nëse do të jetë një njeri i vogël ose të jetë një njeri në shërbim të një kauze, të një ideali”, thotë ai gjersa trazon një çaj të fortë në hollin e Hotel Rogner. ” Këtë çaj unë nuk e pi kurrë, vetëm kur më duhet të merrem me shqiptarë”, thotë me të qeshur me sytë e një djali 22 vjeçar, që kërkon të jetojë gjithë jetën, që s’mundi ta jetojë si shokët e tij dhe me pamjen e mençurinë e burrit plak, që i ka tashmë 76 vite mbi supe. Nuk ka ndryshuar aspak. Është i njëjti. Ai djali i ri, që në dhomën e tij ndezi të parën e të vetmen cigare në jetën e tij, vetëm për të parë se si do të digjej letra në zjarrin e një vendimi që do t’i ndryshonte jetën përgjithmonë dhe do ta bënte atë të ishte ai që është sot. “Unë i kisha marrë indiciet e para se do të burgosesha dhe po rrija vetëm në kthinën time, duke menduar mbi zgjedhjen që kisha bërë. Kur nana më pa që kisha ndezur letrën e përdredhur si cigare, erdhi e shqetësuar -ah bir po kall cigaren?- më tha me një merak, që ajo e kishte gjithmonë.- Jo Nanë- i thashë, -tash po kall jetën time”. Pas asaj dite erdhën vitet e burgut, me periudha të shkurtra, të gjata, që po t’i mbledhësh bashkë bëhen plot më shumë se 28 vite. 28 VITE! Një jetë e tërë. Një jetë në të cilën ai mund të zgjidhte të ishte një njeri i zakonshëm si ne, të krijonte familje, të mblidhte pasuri….të shijonte ditën nga mëngjesi në darkë.

A ia vlejti?

“Pritja është e bukur dhe e ëmbël kur e di se çfarë pret. Pritja nuk është asnjëherë e gjatë, kur e di që pret një gjë të bukur, një gjë që beson.”

Po pritja është edhe zhgënjyese, a është realizuar pritja jote?

“Jo e gjitha, pjesërisht. Por jam shumë i lumtur, ia ka vlejtur krejtësisht. Ajo do të realizohet kur të gjitha pjesët e Shqipërisë të bashkohen në një. Kur të jemi të gjithë bashkë. Por unë jam i lumtur deri më sot boll plot është arritur, ne tani jemi të lirë dhe na duhet të punojmë për bashkimin e madh kombëtar. “

Ky njeri të lë pa fjalë. Ne fëmijëve të shekullit të globalizmit, të ngutjes, të materializmit, na lë pa fjalë. Është një burrë vital, e do jetën aq shumë, sa të bën ta kesh zili. Dimrin e kalon në Prishtinë, ndërsa verën kryesisht në Sarandë. Para shumë vitesh e kam pyetur përse? “Sepse vetëm në Kosovë dimri është një dimër i vërtetë, dhe vetëm në Shqipëri vera është një verë e vërtetë”.

Si mund të shtyhet jeta në burg, çfarë mendon njeriu brenda katër mureve, a nuk çmendet?

“Të tregoj si shtyhet dita në burg, në izolim. Aty në një dhomë shumë të vogël e të errët është vetëm një stol druri, që përdoret dhe si shtrat. Herë të japin batanije, herë jo, herë ndonjë gazetë, herë jo. Vë kokën mes duarve çdo ditë për 5 vite e gjysmë me radhë dhe mendon. Adem a je çmend? Po jo s’e besoj se i çmenduri nuk e di asnjëherë se është çmend, kështu që nuk besoja se isha çmend. Atëherë  çfarë ndodhi? Në 5 vite e gjysmë izolim, ku ata më futën për t’më çmendur, unë zbulova meditimin. Pa libra, pa literaturë, e zbulova vetvetiu. Mendja ime për një moment u mbush me forcën e gjithë Universit. U bëra më i fortë se ç’isha”.

Me studentët e nis bisedën duke iu drejtuar “kolegët e mi”.”Unë ju dua shumë, sepse i besoj filozofisë kuantike, që unë jam ju dhe ju jeni unë, pasi jemi të përbërë të gjithë nga kuantet dhe jemi pjesë e Universit.”

Njeriu, që njihet si Nelson Mandela i Evropës dhe që është nominuar për çmim nobel për Paqen e më pas është duartrokitur në sallën e Parlamentit Evropian me çmimin Saharov, kur flet për atdhetarizëm dhe për përkushtimin në çështjen kombëtare nuk flet për vete, por për të tjerët.

“Atdhetarët e vërtetë janë ata që e dhanë jetën për atdheun, luftuan e vdiqën për të dhe nuk i njohu kush. Adem Demaçi futej në burg, e dinte gjithë Evropa, kishim gazeta, libra, por ata që nuk i njohu njeri, që nuk e diti njeri, që luftuan e dhanë jetën për atdheun, ata janë atdhetarët e vërtetë”.

Përkrahja e luftës së UÇK-së nuk mund të jetë pa vlerë për të, ndoshta është një nga momentet më aktive në jetën e tij si aktivist i çështjes kombëtare. Ai kërkon që ajo frymë që përcolli UÇK të mos vdesë, që të rinjtë e sotëm të jenë po aq të përkushtuar për bërjen e vendit të tyre një vend të lirë, jo duke nderuar me fjalë ata atdhetarët që s’janë më, po duke vënë nga një gur të vogël për të ardhmen.

“Kur më pyesin për heronjtë që s’janë më, unë flas dhe në emër të tyre, se e kam detyrim të flas në emër të tyre, dhe e di çfarë u them të rinjve sot: Mos u merrni me ne, ne e bëmë tonën, por pyesni veten ç’po bëni ju për vendin!”

Adem Demaçi është nga ata njerëz që s’ka shumë të ngjashëm dhe nuk të rastis t’i takosh shpesh në jetë. Është nga ata njerëz, nga të cilët mund të mësosh, më së paku, të duash jetën dhe të dish të presësh për atë që do.

“Unë i kam plan të jetoj dhe nja 35 vite, sepse kam shumë plane, plane që edhe po s’i realizova e di që do t’i realizoni ju, të doni dhe të punoni për bashkimin shqiptar, si një gjë, që na përket të gjithëve, sepse ne jemi një popull që i kemi mbijetuar historisë”, u thotë ai të rinjve.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 7 minutash

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 13 minutash

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 17 minutash

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 53 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 16 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 19 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.