Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:10 Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania” Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania”, në prag të përballjes së rëndësishme me Finlandën, e vlefshme për UEFA Nations…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Manifestimi i Metës, Gjekmarkaj: Pse darka e të hënës ishte historike për Presidentin

Forum E martë, 3 Mars 2020 14:42
Manifestimi i Metës, Gjekmarkaj: Pse darka e të hënës ishte historike për Presidentin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

 Nga Agron Gjekmarkaj

Manifestimi i thirrur dje në mbrëmje nga Presidenti i Republikës ishte dëshmi e faktit se në shoqërinë shqiptare ka etje për protestë e vetëdije për kapje të shtetit nga një dorë e vetme. Nga pikëpamja e etikes publike ishte një shfaqje moderne dhe komunikuese. Mesazherët e saj ishin një gjetje kumbuese. Pjesëmarrja e madhe vuri në pozitë të vështirë skeptikët, të cilët predikonin se Ilir Metës nuk do t’i bashkoheshin shumë qytetarë. E kundërta ndodhi.

Semantika e protestës na thotë që, megjithëse Kryeministri ka në një dorë gjithçka dhe të gjitha pushtetet si një monark absolutist, qytetaret ai nuk i ka thyer, nuk i ka me vete. Pas ndryshimit të strategjisë nga ana e opozitës, e cila la mënjanë demonstrimet zemërake, u krijua një zonë bosh dhe revanshi i qeverisë u rrit. Gjuha e arrogancës, snobizmit dhe denigrimit të kundërshtarit si përligjje për akte konkrete dominimi të institucioneve njohu ekstreme. Akti më kulmor ishte miratimi i ligjit, që shmang Presidentin e Republikës nga procedura kushtetuese e betimit, duke ndërhyrë me ligj në Kushtetutë e duke kryer kësisoj një shkelje të saj. Qëllimi është i qartë, zotërimi i Gjykatës Kushtetuese, kur prej saj priten vendime me rendësi të madhe politike. Institucioni i Presidentit ka mbetur i vetmi, i cili nuk merr urdhra nga Edi Rama. Pos mbështetësve personalë, qytetarëve të paangazhuar, të cilët ndiejnë rrezik, militancës së LSI-së, me gjasë kontribut në atë prurje ka edhe pjesa kryesore e opozitës, PD, e cila e mbështolli praninë me terma të butë qytetarie në mbrojtje të librit themeltar të shtetit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Presidenti adresoi me forcë dhe me një gjest të pazakontë shqetësimet e veta, të cilat përkojnë me interesin publik. Megjithatë, nëse Ilir Meta dëshiron të vazhdojë si kryetar shteti, do ta ketë të vështirë të vazhdojë me kronologji protestash sepse ato do t’i krijojnë atij një sërë keqkuptimesh me ndërkombëtarët dhe me opozitën për ngatërrim rolesh. Po ashtu, ai do të shndërrohet në një target më lehtë të sulmueshëm nga propaganda e qeverisë, përtej kauzës së drejtë që po mbron.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Disa ngjarje janë në horizont. Reforma Zgjedhore dhe samiti i Zagrebit, prej të cilit priten disa parakushte shtesë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Qarkullojnë zëra që ato do të kenë karakter politik e detyrues për Kryeministrin Edi Rama. Nëse pas këtyre nuk ka lëshime dhe vullnet për dialog, atëherë opozitës i mbetet vetëm protesta. Ajo ka detyrimin ta mbështesë Presidentin në betejën e tij si simbol i unitetit të popullit e garant i Kushtetutës, pa e vënë atë në pozitën e parehatshme të përballet në çdo rast në vetë të parë me qeverinë si kundërshtar i saj. Vetëm në dy ditë, pamë dy tubime me natyra krejt të kithëta. Pardje Kongresin e PS-së, në të cilin spikati ligjërimi lëpirës i ministrave ndaj Ramës dhe mosbesimi i tij ndaj tyre, arroganca e gjuhës dhe e akteve, sidomos kur në skenë Kryeministri ngjiti një sigurims 100- vjeçar e me urdhër ngriti në këmbë një sallë të tërë për ta duartrokitur dhe në anën tjetër, qytetarë pa pushtet që janë gati të përballen me pushtetin, qoftë duke ndjekur Presidentin apo opozitën.

Mund t'ju interesojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 2 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14

Dje Ilir Meta shfaqi disa cilësi, që prej vitesh i kishte futur në sirtar, përtej disa gjesteve teatrale, spikati vendosmëria e veprimit, e cila mund ta riformatojë përsëri politikanin Ilir Meta në kurriz të Presidentit Ilir Meta. Të dyja në të njëjtën kohë nuk mund t’i bëjë. O njërën, o tjetrën nëse e ka prej së vërteti betejën për Kushtetutën, duke ndryshuar instrumentet dhe qasjet. Deri atje ishte brenda kufirit, që simbolika dhe mbi të gjitha shqetësimi i lejojnë. Darka e së hënës ishte historike dhe e mirë për Ilir Metën. Ai duhet t’i ruhet tejkalimit të së drejtës! Kapja e shtetit duhet shndërruar në kauzë shoqërore. I takon asaj ta mbrojë shtetin, d.m.th. shoqërisë. Në shoqëritë demokratike kështu ndodh./Panorama

Etiketat e lidhura

Agron GjekmarkajManifestimi i Metës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 1 minute

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 9 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 9 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 10 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.