Manjani: Nuk ka faj sondazhi!

Nga Ylli Manjani
Ka disa miq të mi, me të cilët debatoj dhe ndaj pikpamjet politike, që thonë se “s’bën sondazhi”.

Është fjala për sondazhin e IPR Marketing që jepet në Ora News.

Me teorinë që “fajin e ka sondazhi”, nuk ahkohet askund. Në parim sondazhi është një lexues i opinionit në një moment të caktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Saktësia dhe besueshmëria e tij vlerësohet me përvoja të mëparshme. IPR Marketing dhe Ora News e kanë fituar këtë besim. Pa asnjë dyshim!

Swiss Digital Mobile Reklama

Tani mbetet që ai sondazh të lexohet, të përtypet mirë dhe aktorët politikë të gjejnë mënyrën e duhur, sipas përceptimit popullor.

Sipas meje ai sondazh tregon qartë se:

1. Edi Rama nuk përfaqëson shumicën e shqiptarëve për të qeverisur i vetëm dhe me ato numra moniste në Parlament. Nuk e kishte as në 2017-ën.

2. Opozita e bashkuar përfaqëson shumicën numerike e politike në vend. Mbi 53% janë të gjitha partitë e opozitës.

3. Përçarja e opozitës mban PS në pushtet. Zgjedhjet e 2017-ës e treguan qartë.

4. PS është ende parti e fortë, numri 1 në vend, pavarësisht se nuk ka mandat të qeverisë në mënyrë moniste. 44% është tej mase shumë për një parti në konsum ekstrem…

5. Shqiptarët kanë çështje numër 1 politike PLURALIZMIN politik. 64% nuk pranojnë zgjedhje pa opozitën.

E thënë thjeshtë: shqiptarët duan thjesht zgjedhje normale që të vendosin. Partitë, pavarësisht se shahen prap janë të domosdoshme. Ndaj duhet lexuar dhe jo injoruar ai sondazh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?