Manjani: Që të mos shfokusohemi nga reforma. Kush mban përgjegjësi për Luan Dacin?

Ylli Manjani

Nga Ylli Manjani –
Fokus që çke me të!

“Nuk duhet të shfokusohemi”.
Jam totalisht dakort me këtë ftesë të Ambasadës Amerikane.

Zoti Luan Daci është marrë në përgjegjësi penale nga SPAK për fallsifikim të dokumentave të kandidimit për anëtar i KPA. Opinioni pret fundin e gjyqit nëse do dënohet apo jo. Kjo mund të zgjasë me shumë gjasë…

Ndërkohë fakti i emërimit në atë detyrë me dokumenta të pavërteta, jo detyrimisht fallso, duhet të mjaftonte për ta shkarkuar zotërinë nga detyra publike që mban.

Pra fokusi duhet të ishte tek detyra e jo tek fati personal i mbajtësit të saj!

Se mund të dalë që dokumentat nuk janë të fallsifikuara, të paktën jo prej Tij, por kjo nuk e ç’bën faktin që Ai mori një detyrë në kundërshtim me ligjin. Sepse është larguar nga drejtësia me masë disiplinore, QARTËSISHT!

Ndaj fokusi duhet tek detyra, tek zëvendësimi i Tij dhe jo tek telenovela “dënim e mashtrim”…

Ndërkohë askush nuk merret me përgjegjësinë e atyre që e FILTRUAN, VERIFIKUAN,PROPOZUAN e PËRZGJODHËN kandidaturën e Tij!

Si ka mundësi që ASKUSH nuk ka lexuar dosjen e Tij personale në Këshillin e Lartë të Drejtësisë?!

Si ka mundësi që kandidatëve iu kërkua të deklaronin edhe dashnorët e kushërinjve dhe nuk u paskan verifikuar historikun e marrëdhënies së tyre në punë?!

Po flasim për verifikime krejt të thjeshta dhe nuk janë bërë.

E pra ambasadat që medemek dinë çdo gjë, aty ishin bashkë me shqiptarët tanë, por hiç. Asnjë standard nuk garantuan.

Si puna e Luan Dacit ka plot aty.
Evazorë fiskalë, ish të pandehur, të larguar me masa disiplinore e me vërtetime të gjuhës angleze fallso mund të gjeni sa herë ta shkundi thesin e përbërjes së komisioneve të Vetting.

Por tashmë është vonë.
Dëmi u bë.
Askush beson më tek drejtësia e Vetting!

Ky fakt i trishtë është ulur këmbëkryq.

SHKARKO APP