Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 07:40 Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026 Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026, sipas të dhënave më të fundit zyrtare të Bankës së Shqipërisë është: një euro këmbehet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Maqedonia ka nevojë për më shumë durim në rrugën drejt Europës

Forum E premte, 10 Shtator 2021 00:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Leonid Bershidsky

Referendumi i Maqedonisë për ndryshimit të saj, që mund t’i kishte hapur rrugën kombit ballkanik drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Europian, ka dështuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve. Matematika pas këtij dështimi, tregon pse është e vështirë të jesh optimist rreth Ballkanit Perëndimor, kufirit aktual të Europës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 23 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Referendumi i së dielës, pasoi një marrëveshje të arritur nga kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe homologu i tij grek Aleksis Cipras në qershor të këtij viti. Cipras ra dakord të heqë dorë nga kundërshtimi grek për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, nëse ajo do të quhet Maqedonia e Veriut, për t’u dalluar nga rajoni verior i Greqisë, dhe i hodhi poshtë pretendimet e e qeverisë së mëparshme nacionaliste në lidhjen me mbretin e lashtësisë Aleksandri i Madh.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mosmarrëveshja mbi identitetin, ka zgjatur më shumë se një çerek shekulli, duke bërë që Maqedonia, pjesë e ish Jugosllavisë, të mos i jepte fund problemeve të saj ekonomike dhe diplomatike.

Një zgjidhje u vërejt në horizont, kur BE-ja njoftoi më herët gjatë këtij viti, se do të pranonte më shumë vende të Ballkanit Perëndimor si anëtarë të unionit gjatë dekadës së ardhshme. Përderisa anëtarësimi do t’u kërkonte këtyre kombeve, të zgjidhin më së pari grindjet mes tyre, u duk sikur paqja mund të ishte më në fund e mundur për rajonin e munduar nga luftërat, dhe ende të ndarë nga nacionalizmat kokëfortë.

Rezultati i referendumit të Maqedonisë, është një kujtesë kthjelluese se nuk ka zgjidhje të lehta.

Vetëm 661.393 njerëz ose 36.87 për qind e votuesve të regjistruar, dolën të dielën për t’iu përgjigjur pyetjes “A jeni pro anëtarësimit në BE dhe NATO, duke e pranuar Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”.

Edhe pse 91.5 për qind e tyre (ose 33.7 për qind e votuesve të regjistruar) votuan “Po”, kushtetuta e Maqedonisë kërkon një pjesëmarrje më të lartë se 50 për qind, që një referendum të jetë i vlefshëm. Rezultati i plebishitit, nuk e bën më të lehtë që Zaev të ndryshojë emrin përmes parlamentit. Partia e tij nuk ka shumicën, dhe duhen 2/3 e votave për të ndryshuar kushtetutën.

Në pamje të parë, mund të duket sikur fushata e pasur me dezinformacione për të bojkotuar referendumin, të cilin nacionalistët maqedonas e patën në ballë të fushatës së tyre të “Jo”-së, pati sukses. Rusia, e cila kërkon të vonojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, mbështeti nacionalistët – dhe padyshim do të dëgjojmë shumë në javët e ardhshme, rreth asaj se si Moska arriti të frenojë Zaevin.

Por në realitet, kryeministri doli pak më mirë të dielën, sesa në zgjedhjet e përgjithshme të dhjetorit 2016. Asokohe, pjesëmarrja ishte 67 për qind e 1.8 milionë votuesve të regjistruar në Maqedoni, me gjasë maksimalja e mundshme, pasi deri 1/3 e votuesve të regjistruar jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, dhe vendi nuk ka luksin të organizojë votime nga distanca në çfarëdolloj shkalle serioziteti.

Nga 67 për qind, 39.3 për qind votuan për VMRO-DPNE, partinë nacionaliste, autoritare që kishte mbajtur pushtetin në 10 vitet e shkuara. (Ajo mori më shumë vota se blloku i qendrës së majtë të Zaevit, por nuk mundi të formojë qeverinë, pasi partia më e madhe shqiptare i dha fund aleancës, duke kaluar me Zaevin).

Shumica e votuesve të VMRO-DPNE do t’i kishin thënë “Jo” ndryshimit të emrit, dhe është e sigurt të supozojmë se shumë prej tyre thjesht zgjodhën të mos marrin pjesë në referendumin e së dielës. Shifra 33.7 përqind e votuesve të regjistruar, që kanë votuar në favor të rezultatit të preferuar të Zaev, paraqet një përmirësim nga 27 për qind që nuk e mbështetën VMRO-DPNE-në në zgjedhjet e përgjithshme.

Në terma absolutë, kryeministri e ka rritur mbështetjen për variantin e tij të rrugës euroatlantike të Maqedonisë. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Oferta e Zaev për një zgjidhje të shpejtë të mosmarrëveshjes me Greqinë ishte oportuniste dhe e pastudiuar, dhe nuk është habi që ajo dështoi, pavarësisht mbështetjes së madhe të maqedonasve për anëtarësimin në institucionet perëndimore.

Shumë prej tyre, janë larguar për shkak të vështirësive ekonomike dhe papunësisë së lartë; shumë nga ata që mbeten në vend, nuk ndjejnë ndonjë urgjencë për anëtarësimin në NATO – që ndryshe nga pranimi në BE, mund të vijë thuajse menjëherë pas ndryshimit të emrit – gjë që do të justifikonte një kompromis me Greqinë.

Dhe në fakt, duhet të thuhet diçka për tërheqjen:Greqia nisi dikur një bllokadë të ashpër ekonomike ndaj Maqedonisë së sapo-pavarësuar, dhe tashmë është e gatshme të pranojë ndryshime relativisht të vogla në kushtetutën e saj për të zgjidhur konfliktin e gjatë.

Zaev u përpoq të vendoste gjithçka tek rezultati i referendumit, duke thënë se të gjitha forcat politike duhej të respektonin vullnetin e popullit, në vend se të priste për një marrëveshje tjetër me Greqinë. Por në kushtet kur ai nuk ka gjasa të marrë mbështetjen parlamentare që i nevojitet, në plan janë zgjedhjet e parakohshme.

Zaev do të ishte favorit, por ai nuk mund t’i afrohet shumicës prej 2/3 e votave. Euro-optimistët, duhet të pranojnë tani se nuk ka një zgjidhje të shpejtë të këtij problemi. Për të marrë mbështetjen e nevojshme popullore për një kompromis me Greqinë, ata duhet të tregojnë se mund të qeverisin vendin më mirë se nacionalistët gjatë dekadës së tyre në pushtet.

Vitin e kaluar, Maqedonia tregoi zero rritje ekonomike, krahasuar me 2.4 për qind për Ballkanin Perëndimor në tërësi. Banka Botërore parashikon vetëm 2.3 për qind rritje për këtë vit, më pak se çdo vend tjetër në rajon. Dhe kjo vështirë se përbën një arsye se përse maqedonasit që punojnë jashtë vendit duhet të kthehen në shtëpi, ku papunësia është mbi 20 përqind.

Do të duhej të kishte një bum ekonomik si në Poloni, dhe në fakt ka një mungesë të krahut të punës. Natyrsisht, anëtarësimi në BE ka të ngjarë të stimulojë rritjen ekonomike – por Maqedonia nuk është akoma një kandidate zyrtare për pranimin në union, kështu që në çdo rast do të duhet kohë.

Kjo ishte në lojë në referendumin e Maqedonisë. Ashtu si në rastin e Serbisë dhe Kosovës, ku palët po kërkojnë në mënyrë aktive një kompromis por janë ende larg, asnjë shkop magjik do të zhdukë pengesat e vjetra për një përparim paqësor. Shpresat që kanë lindur për rajonin këtë vit nuk kanë vdekur, por do të kërkojë më shumë se sa thjesht perspektiva e anëtarësimit në BE dhe NATO, për të prodhuar zgjidhje specifike për problemet e vjetra. Manovrimi politik i durueshëm, menaxhimi më i mirë ekonomik i përditshëm, dhe një diplomaci e kujdesshme, janë ende shansi më i mirë i Ballkanit Perëndimor.

Burimi: “Bloombergview”

Në shqip nga bota.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026
Para 12 minutash

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Moti këtë të dielë
Para 16 minutash

Moti këtë të dielë

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 21 minutash

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz
Para 2 orësh

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 10 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 13 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 12 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.