Marine Le Pen e pezullon nga partia, i ati: Skandaloze nëse ajo zgjidhet presidente e Francës

 

Themeluesi i Frontit Kombëtar në Francë, Jean-Marie Le Pen, ka kritikuar lideren aktuale të kësaj partie, Marine Le Pen, që është vajza e tij, pasi ajo e pezulloi atë nga anëtarësia në këtë parti të së djathtës ekstreme.

Gjatë një interviste në Radion Franceze, Le Pen, 86 vjeç, tha se do të ishte “skandaloze” nëse vajza e tij, Marine Le Pen, zgjidhet presidente e Francës, raporton REL.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pezullimi Le Pen nga partia është shpallur dje, pasi ai kishte bërë komente se dhomat naziste të gazit gjatë Holokaustit në Luftën e Dytë Botërore, ishin thjesht gjëra të parëndësishme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marine Le Pen po përpiqet ta distancojë vetveten dhe partinë nga imazhi racist dhe antisemit, pasi përgatitet për t’u kandiduar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Francë.

Babai i saj tha sot se pezullimi i tij dhe rreziku që ta humbë titullin e kryetarit të nderit të partisë, paraqet “tradhti” dhe ai tani nuk dëshiron që ta shoh fitoren eventuale të vajzës së tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?