Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 09:35 Studentët sot protestë, ora 14.00 Studentët dhe të rinjtë kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në protestë ditën e sotme, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit. Pas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, duhet të ndryshojnë në rrënjët e tyre

Forum E mërkurë, 8 Shtator 2021 20:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Artur Zheji –

Incidenti që më ndodhi në studion e Emisionit 360gradë, ku si pasojë e përplasjes së fortë verbale ndërmjet të ftuarve, avokatit Spartak Ngjela dhe studiuesit gjirokastrit dhe minoritar, Panajot Barka, rriti shikueshmërinë, e bëri atë më të lartë dhe debatin më të përfolur, porse në të njejtën kohë vërtetoi Temën: Ballkanizimi i Ballkanit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Ballkanasit, një grup popujsh gjaknxehtë, janë vrarë e prerë për ide, që lidhen me origjinën dhe me përparësinë e origjinës, për një grykë lumi, për një luadh apo për një kodër e fushë, të mistifikuara nga historia dhe e kaluara e largët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Padyshim shqiptarët, të Vjetrit dhe të rinjtë, kanë qenë dhe janë një popull i stërlashtë dhe njëkohësisht i stërpërçarë, të stërnëpërkëmbur dhe të stërshtypur.

Një popull, në një krizë të madhe dhe në çoroditje identitare të imponuar dhe të vënë në jetë sipas një skeme të qartë, e me pikësynim: Zhdukjen e plotë.

Në Ballkan, miqtë idealë të shqiptarëve, duhet të ishin grekët e sotëm, si i vetmi popull, që sëbashku me shqiptarët e sotëm, kanë qenë afër dhe bashkë, edhe kur koncepti i Kombësisë, nuk ka qenë ky që është sot.

Gërshetimi kulturor dhe etnik, shqiptaro-helen, humbet apo ngre krye nga pusi i kohërave dhe ka patur në historinë modern, një kulminacion pozitiv në revolucionin e vitit 1821, ku të krishterët shqiptarë, udhëhoqën vëllazërisht me grekët e sotëm, kryengritjen anti-osmane.

Mirëpo edhe ky kulminacion pozitiv, është sot krej i falsifikuar, Greqia moderne dhe grekët modernë nuk e mësojnë kurrë këtë të vërtetë nëpër shkolla.

Askush nuk e thotë se në parlamentin e parë helen, të pas vitit 1821, u votua se cila do të ishte gjuha zyrtare, gjuha Arvanite apo greqishta moderne, që ka më shumë distancë nga Greqishtja e Vjetër, se sa Gjuha e pastër Shqipe.

Ajo që thoshte Panajot Barka në 360gradë, se Arvanitasit nuk janë shqiptarë, por grekë që flasin edhe shqip, që flasin shqip prej mijëra vitesh, ishte një non sens, si edhe është nonsense, varianti zyrtar helen në këtë fushë.

Por në të njejtën situatë, edhe ashpërisa verbale e Ngjelës, nuk shërbeu, pavarësisht se pjesa më e madhe e bindjeve të tij, përputhet me Historinë e Fshehur të shqiptarëve, përkundrazi, “beteja” e tezave u zëvëndësua nga beteja e emocioneve dhe kaq.

Pasioni dhe nevoja shpirtërore, për Origjinën e preardhjes sonë, për rizbulimin e Historisë së Fshehur Shqiptare, është një Pasion i Shenjtë, që u shërben shqiptarëve edhe në të sotmen e tyre.

Sepse shumë vendime ose mosvendime, që janë marrë dhe merren edhe sot nga politika shqiptare, në përgjithësi, janë pa një nënshtresë identitare dhe tezat dominuese identitare, edhe sot ndër shqiptarët, janë në çoroditje të plotë, në mungesë të një Akademie të vërtetë Shqiptare dhe në mungesë të një Albanologjie të mirëfilltë dhe të pashitur, blerësit më të parë.

Sot në këtë kohë batërdie grabitjesh, askush nuk flet për bandat e shumta, që vjedhin nëntokën arkeologjike të Republikës së Shqipërisë, të bandave që dëmtojnë me pagesën e të huajve, monumentet e lashta shqiptare, duke shkretuar Shqipërinë nga provat historike.
Janë më dhjetëra Tumat Ilire apo gjurmët e panumërta të Aleksandrit të Madh, në zonat Pogradec e Korçë, që vidhen e tregëtohen si një plaçkë pa Zot.

Gjithësesi, për tju kthyer temës, mendoj se sot, më shumë se asnjëherë tjetër, Historia e Fshehur e Shqiptarëve, nuk mund të fshihet dhe nuk mund të tjetërsohet më tej.

Sepse u kuptua që Shqipëria, nuk mund të zhduket.

Greqia, duhet të nxjerrë në sipërfaqe me guxim dhe largpamësi, pikat që na bashkojnë dhe jo pikat që na ndajnë. Ne nuk duhet ti fshehim turpet e njeri tjetrit dhe as momentet e arta ku dhe kemi histori të përbashkët dhe pozitive.

Nuk mund të thuhet më që Arvanitasit janë grekë dhe nuk duhet të kenë një shkollë shqipe dhe në këtë Shqipëri të batërdisur, duhet të ketë studiues që të studjojnë Arvanishten, këtë dialekt të lashtë të Shqipes.

Pa folur për “Çështjen Çame”, që nuk mund të zhbëhet dot në mënyrë të dhunshme dhe antihistorike.
Shqipëria dhe Greqia, nuk mund të jetojnë mbi themele të gënjeshtërta historike, sepse pikërisht gënjështrat ushqejnë destabilitet dhe tensionet, ku përfitojnë maskarenjtë e rradhës, pavarësisht nëse jane shqiptarë apo grekë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 4 minutash

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 15 minutash

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”
Para 31 minutash

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 1 ore

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 12 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 12 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 15 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 14 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.