Marrëveshje?! Jo mo s’ka nevojë…

Nga Ylli Manjani –

“Në zgjedhje shkojmë vetëm nëse e vendosim ne…”- thotë Rama.

Shumë dakord! Ashtu është, Ai e vendos! Me kë të dojë ta vendosë, por ta vendosë!

Vendi ka nevojë për zgjedhje politike. Krizën politike duhet ta zgjidhë vota, jo marrëveshjet as pallavrat e përhershme që jemi mësuar të dëgjojmë në emër të stabilitetit.

Është vërtetë shumë e thjeshtë zgjidhja këtë herë: thjesht shkojmë në zgjedhje politike parlamentare!

Dhe këtë zgjidhje, sipas Kushtetutës e ka në dorë Kryeministri. As opozita, as Presidenti, as ambasadorët e as negociatorët.

Vetëm Kryeministri!

Ndaj ka të drejtë, Ai e vendos!

Ndërsa kush qeveris e kush bën opozitë është populli që e vendos, jo Ai dhe listat me një përdorim.

SHKARKO APP