Marrëzia e fundit KCK- apo yakaladığını yakala

Placeholder Image

Nga Kastriot Islami –

Shqiptarët janë bërë me dije me marrazinë e rradhës së Ramës që në fakt është veprimi i tij I rradhës për të rrëmbyer c’mund të rrëmbejë, të rrujë c’të rrujë, të vjedhë c’të vjedhë nga pasuria publike, nga prona publike dhe nga fondet publike.

Por edhe të mbrojë c’mund të mbrojë nga banda e tij me të cilën ka vjedhur gjithcka në këtë vend., prona, pasuri, e deri edhe votën e shqiptarëve…

Por edhe të mashtrojë kë mund të mashtrojë jo vetëm nga shqiptarët e mbetur e që ende s’kanë emigruar por edhe gënjejë kë mund të gënjejë nga ndërkombëtarët që të coroditur nga kjo nismë që minimalsiht nuk e kuptojnë reagimin ja kanë lënë në dorë shqiptarëve të cilët momentalisht duket sikur kanë vetëm emigrimin si rrugën për të dalë nga ky qorrsokak.

Kjo për më tepër edhe nga emërtimi është një nismë e turpshme, e pështirë, banale, halabake…e denjë vetëm për bartësit e një fjalori rruge e rrugacërie…skandaloze…e pistë dhe e qelbur këmbë e kokë në të gjithë aspektet…

Nuk ka asnjë vend në botë që të  ketë kthyer në nismë ligjore veprimet anti-korrupsion me një emërtim të tillë qesharak e të turpshëm…pervers e rrugacërror

Nuk ka asnjë vend në botë që do të mund të besonte kryeministrin e ardhur në pushtet me vota të blera dhe duke kërcënuar votuesit që të dalë e të tallet me një nismë perverse që në emërtim…

Nuk ka popull në planet që do të besonte një mashtrues e sharlatan që vjedh pasurinë kombëtare e fondet publike me bandat e tij të oligarkisë, krimit e trafiqeve dhe të pastaj të bëjë harakiri me një nismë të tillë banale sikur po lufton korrupsionin e krimin….

Por mesa duket është e rëndësishme që gjuha neveritëse që po bën për të vjellë shqiptarët me të cilën Rama po paraqitet këtë nismë duhet tju bëhet prezente ndërkombëtarëve edhe në gjuhët e tyre (ndoshta s’është i thjeshtë e madje është i pamundur një përkthim adekuat i kësaj nisme të marrë e perverse) në mënyrë që të gjithë partnerët kryesorë të Shqipërisë të kuptojnë gravitetit e gjëndjes dhe ilaritetin kombëtar që është krijuar nga perversiteti i qeverisë dhe kryeministrit.

Nuk e di se cfarë do të thonin anglezët e amerikanët nëse përkatësisht mbretëresha apo presidenti i tyre do të nxirret një akt normativ, sidomos në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese me emërtimin CWC pra “catch what you catch”…

Po francezët c’do të thonin nëse presidenti i tyre do të nxirrte aktin normativ me emërtimin AQA apo “attrape ce que tu attrapes. 

Si do të reagonin italianët dhe të mos cuditeshin me aktin e turpshëm të kryeministrit të tyre me emërtimin PCP apo kështu italianët “prendi quello che prendi”…

 Jam i sigurtë se gjermanët do të reagonin shumë ashpër nëse kryeministrja e tyre do të lëshonte në publik aktin normativ me emërtimin banal FWF – ose “fang was du fängst

 Kurse presidenti rus do të kthente me neveri nismën banale të kryeministrit të tij dhe pa asnjë hezitim do ta shkarkonte menjëherë nëse në tavolinën e tij do të shkonte  propozimi i nismës me emërtimin e turpshëm лчл– “лови то, что ловишь”…

Me siguri edhe në Turqi do të kishte trazira të mëdha nëse dikujt do ti shkonte mëndja të hartonte një nismë ligjore anti-korrupsion me emërtimin  YY-yakaladığını yakala

Syri.net

5 shkurt 2020

 

Shënim (*)

Në anglisht catch what you catch(CWC)

Në italisht prendi quello che prendi(PCP)

Në frëngjisht attrape ce que tu attrapes(AQA)

Në gjermanisht  fang was du fängst(FWF)

Në rusisht лови то, что ловишь(лчл)

Në turqisht YY- yakaladığını yakala

 

SHKARKO APP