‘Marshi i Grave’ kundër Trump, Sorosi nxori në rrugë 56 organizata feministe që ai financon

Para agimit të ditës se inaugurimit presidencial, si një feministe e përjetshme liberale që kishte votuar për Donald Trump unë u përballa me një zgjedhje të vështirë: të merrja pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan, apo të prisja dhe të shkoja nesër në “post-festën” e quajtur “Marshi i Grave në Uashington”?, shkruan Asra Q. Nomani në Nju Jork Times.

“The Guardian” e ka mbrojtur marshim e grave si një veprim “spontan” për të drejtat e grave. Një tjetër media liberale, “Vox”, flet për ” mos-kënaqësinë e madhe spontane”, pas marshimit. Në faqen e saj, organizatorët e marshimit e kanë promovuar punën e tyre si “një përpjekje bazë nga organizatorë të pavarur”. Edhe studioja ime lokale e jogas, ka marrë me qira një autobus dhe është duke ofruar protestues qw do tw paguhen 35 dollarë. Marshimi thotë në mënyrë të madhërishme: “Ngritja e gruas sjell ngritjen e kombit”.

Kjo është një ide që unë, si feministe liberale, do ta përqafoja. Por unë dhe shumica e Amerikës e dinë se organizatorët nuk e kanë për qëllim një marshim grash po një marshim kundër Trump.

Për të kuptuar më mirë këtë manifestim, kam harxhuar netë të tera, duke studiuar financimin, politikën dhe pikat kryesorë të deklaratave të 403 grupeve “partnere” të marshit. A është ‘Marshi i Grave’ një organizim pa mbështetje politike dhe financiare?

Roy Speckhardt, drejtor ekzekutiv i “Shoqatës Humanitare Amerikane”, një “partner” i marshit ka thënë më organizata e tij ishte “jopartiake”, dhe se kishte “shumë shqetësime në lidhje administratën e ardhshme që përfshinin qasjen mizantrope ndaj grave.”

Nick Fish, drejtori i “Programit Kombëtar të Ateistëve Amerikanë”, një tjetër partner në marsh më tha: “Kjo nuk është një ngjarje e ‘financuar’.”

Dennis Uiley, pastor i “Besëlidhjes se Kishës se Bashkuar”, iu përgjigj telefonatës time dhe me fjalët “Ky nuk është një marsh i financuar!.”

Vërtet? “UniteWomen.org” një tjetër partner, përmban video me hashtage të tipit #Unëjammetë dhe #FaleminderitObama. Duke “ndjekur paratë” unë hasa tek dokumentet e miliarderit George Soros dhe filantropisë se “Shoqërisë së Hapur” dhe pyeta veten: Çfarë lidhje ka një prej donatorëve më të mëdhenj të Hillary Clinton-it me “Marshin e Grave”?

Përgjigjja: Shumë

Gjatë investigimit tim zbulova se Soros ka financuar, ose ka marrëdhënie të ngushta me të paktën 56 organizatat pjesëmarrëse në marshin e grave duke përfshirë edhe “partnerët kyç”. “Planned Parenthood”, e cila kundërshton politikat e Trump mbi abortin dhe “Këshillin Kombëtar të Burimeve të Mbrojtjes” që kundërshton politikat mjedisore të Trump.

Lidhjet e tjera të Sorosit me organizatat e marshit të grave përfshijnë “MoveOn.org” (e cila ishte tmerrësisht pro-Clinton) dhe “Rrjetin Kombëtar të Veprimit” (e cila ka një ish-drejtor ekzekutiv të lavdëruar nga Obama). Përfituesit e fondeve të George Soros të cilët janë gjithashtu pjesëmarrës në mars janë “Unioni i lirive Civile Amerikane”, “Qendra për të Drejtat Kushtetuese”, “Amnesty International” dhe “Human Rights Watch”.

Një nga çështjet që më shqetëson më shumë si myslimane mbi marshin e grave, është përfshija e “Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islame”, e cili jo vetëm ka shtrembëruar çështjet e ekstremizmit islamik pas shembjes së Kullave Binjake por kundërshton reformat myslimane për që i lejon gratë të kenë më shumë kompetenca.

Një tjetër përfituese e fondeve të Soros , “Shoqata arabo-amerikane e Nju Jorkut”, gjithashtu iu bashkua marshit të grave .

Të paktën 33 nga 100 “Gratë me ngjyrë”, të cilat fillimisht protestuan zgjedhjen e Donald Trump në rrugë, kanë punuar në organizatat që marrin fonde nga Soros.

Natyrisht, Soros është një “filantrop ideologjik”, interesat e të cilit lidhen me shumë nga këto grupe, por ai është edhe një donator i rëndësishëm politik. Në Davos, ai u tha gazetarëve se Trump “do të behët një diktator.”

Një zëdhënëse e Fondacionit “Shoqëria e Hapur Soros”, tha në një deklaratë se: “Ka pasur shumë raporte të rreme në lidhje me George Soros dhe financimit e protestave në prag të zgjedhjeve presidenciale amerikane. Nuk ka asnjë të vërtetë në këto raporte. Ne mbështesim një gamë të gjerë organizatash. Duke përfshirë edhe ato që mbështesin gratë dhe minoritetet që historikisht u janë mohuar të drejtat e barabarta. Ne jemi krenarë për punën e tyre. Ne sigurisht mbështesim të drejtën e të gjithë amerikanëve për paqe dhembledhim peticione që i drejtohen qeverisë, një garantuese e kushtetutës dhe shtylla e një demokraci funksionale. “

Ashtu si shumë nga protestat post-zgjedhore, që përfshin edhe një poster gjigant “Vrisni Trump” as “Marshi i grave” nuk ishte “spontan” dhe sic raportohet nga disa media, ishte një zgjatim i politikës strategjike të identitetit që ka gjymtuar kaq shumë Amerikën sot.

Por me inaugurimin e Donald Trump ne “njohëm” politikën. Gratë e marshit morën pjesë në një ditë të ashpër kundër Donald Trump.

Kur ndava mendimet me pronaren e studios së jogas ,më tha se ishte “e trishtuar” sepse organizatorët e marshimit kishin maskuar politikën e tyre të vërtetë . “Unë uroj dashuri për të gjithë,” më tha ajo.

Politikat e ashpra të së majtës dhe dështimi i saj mbi ekstremizmin islamik, ishin arsyeja pse votova për Trump. Dhe kështu, me agimin e mëngjesit unë e mora vendimin tim: Vesha atletet e mia rozë dhe u nisa drejt inaugurimit të Presidentit të ri amerikan, duke lënë mënjanë “Marshin e Grave” sepse atje nuk ka vend për gratë si unë.

Marrë nga Nju Jork Times – Përshtati: SYRI.net

SHKARKO APP