Mashtrimet e Edi Ramës për 30 qershorin

Në 30 qershor, sipas Edi Ramës, ka zgjedhje. Ky është mashtrimi i parë i Rilindjes dhe Edi Ramës. Sipas Bashkimit Europian, Këshillit të Europës dhe një pjesë të grupeve të Parlamentit Europian, në 30 qershor në Shqipëri ka VOTIME. Ndryshimi është se në zgjedhjet normale njerëzit zgjedhin mes disa kandidatë. Votimet me një kandidat bëhen në Korenë e Veriut.

30 qershori është datë e ligjshme? Një tjetër mashtrim i Rilindjes. 30 qershori është rrëzuar me dekret të Presidentit. Data e ligjshme e zgjedhjeve, sipas Kushtetutës së Shqipërisë është 13 tetor 2019.

Edi Rama thotë se gjykatat rrëzuan dekretin e Presidentit. Kjo deklaratë është një tjetër mashtrim. Dekreti i Presidentit rrëzohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese. KQZ është organ administrativ dhe s’mund të vendosë për ligjshmërinë e dekreteve. Kolegji Zgjedhor është institucion i përkohshëm me gjyqtarë të apelit (jo të Gjykatës kushtetuese) që nuk ka asnjë tagër ligjor për të diskutuar dekretet.

Rama thotë se SHBA dhe BE mbështesin 30 qershorin. Ky është mashtrimi më i madh me ndërkombëtarët. SHBA deklaroi me anë të Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer se ligjshmëria e datës 30 qershor do vendoset pas ngritjes së Gjykatës Kushtetuese. Pra, Rilindja mund të votojë për vetën më 30 qershor, por askush nuk thotë që ky proces është i ligjshëm.

Rama thotë se OSBE dhe KiE do njohin zgjedhjet si normale. Një tjetër mashtrim flagrant. Këshilli i Europës ka deklaruar se nuk vëzhgon zgjedhje që zhvillohen me një kandidat. Ndërsa OSBE i cilëson zgjedhjet si të diskutueshme ligjërisht. Raporti final i këtyre institucioneve pritet të këtë surpriza më të hidhura për PS dhe Edi Ramën.

Rama thotë se kundër 30 qershorit janë vetëm punonjësit e bashkive. Ky është një mashtrim flagrant jo vetëm me qytetarët por edhe vet ndërkombëtarët. Partitë që nuk marrin pjesë në zgjedhje. Në një llogaritje të thjeshtë, në zgjedhjet e fundit parlamentare morën pjesë 1.5 milionë shqiptarë. Vetëm PD dhe LSI, pa llogaritur partitë aleatë kanë rreth 800 mijë vota. Në këtë llogaritje nuk janë partitë aleate të opozitës dhe qytetarët që nuk votojnë, po që votat i nxjerrin të pavlefshme. Pra logjikisht 30 qershori ka kundër më shumë se gjysmën votuesve, me llogaritjet e 2017. Sot numri do të jetë shumë herë më i madh.

Rama thotë se 30 qershori do jetë më standarde. Ky është një tjetër mashtrim. Garancia për besueshmërinë e zgjedhjeve nuk janë janë vëzhguesit, por komisionarët e gjithë komisioneve, që nga ai i votimit dhe deri të KQZ-ja në fund. Të gjitha këto komisione kanë vetëm anëtarë të Partisë Socialiste. Çdo rezultat i dalë prej tyre është në pikëpyetje.

Rama thotë se “Zgjedhjet e 30 qershorit” janë normale. Mashtrimi më i madh ndaj shqiptarëve. Në 31 nga 61 bashki ka vetëm një kandidat dhe ai është i Partisë Socialiste.

SHKARKO APP