Mbi zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë
Nga Ermal Xhelilaj-
Greqisë, mbështetur në Konventën UNCLOS (neni 3 dhe 4), parimisht i rezervohet e drejta për të zgjeruar ujërat e saj territoriale deri në 12 milje detare nga vija e saj bazë.
Megjithatë, duke marrë në konsideratë që zgjerimi i ujërave territoriale greke në këtë rajon të kufizuar detar, mund të kufizoj lirinë lundrimore të anijeve shqiptare dhe anijeve me flamur të huaj bazuar në nocionin ligjor të UNCLOS 1982 “freedom of navigation”, si dhe parë në optikën e argumentave juridik të mëposhtëm:
1. Ngushticën (ndërkombëtare) të Korfuzit me rëndësi të madhe ekonomike e gjeopolitike, e cila gëzon status të veçantë ligjor.
2. Bazuar në nocionin juridik (UNCLOS 1982) të drejtësisë, paanshmërisë dhe proporcionalitetit.
3. Hapësirën tepër të kufizuar detare mes bregdetit shqiptar dhe atij grek në detin Jon, e cila mund të krijoj problematika praktike e ligjore të natyrës rajonale e ndërkombëtare.
4. Ekzistencën e shumë ishujve dhe shkëmbenjve mbiujor pranë Korfuzit, të cilët kanë ende status ligjor të paqartë.
5. Bregdetet e përthyera dhe përkufizimet e ndryshme e kontroversale që shtetet kanë aplikuar mbi vijat përkatëse bazë.
6. Mosmarrëveshjen historike e aktuale mes dy shteteve mbi delimitimin e ujërave territoriale.
7. Të drejtat historike që të dy shtetet mund të kenë mbi rajonin konkret detar, vëçanërisht mbi gjiret historik dhe,
8. Që shtetet përkatëse janë palë në Konventën UNCLOS 1982,
Shqipëria duhet të kishte kërkuar nga pala greke, përpara se ajo të shpallte dekretin mbi zgjerimin e ujërave territoriale, shpjegime konkrete dhe të shpaloste strategjinë dhe kërkesat e saj mbi këtë çështje (jo domozdoshmërisht të ndikueshme). Për më tepër, Shqipërisë i lind e drejta që ta ngre dhe diskutoj këtë çështje në forumet relevante (sekretariatin) përgjegjëse për implementimin e dispozitave ligjore të Konventës UNCLOS 1982. Fakti që shteti grek nuk ka shpallur zyrtarisht zgjerimin e ujërave territoriale deri në 12 milje në detin Egje, përballe Turqisë, është një indikacion i vlefshëm juridik e politik.