…Me “maskë” e mjekër, nga bunkeri i Surrelit, mashtrove përsëri…!
Nga Kastriot Islami-
Jam menduar nga dje deri më sot mbi 100 herë nëse duhet të reagoja apo jo. Herë mendoja se nuk duhet reaguar se Rama më i dobët se asnjëherë tjetër po përpiqet në aktin e fundit të luajë “viktimën”. Herë mendoja se më duhet ti plotësoj kërkesën qytetarëve duke i bërë me dije disa të vërteta pavarësisht se cfarë lojë bën mashtruesi kongenital! Intervista e djeshme nga bunkeri dhe pas “maskës” së facebookut ka revoltuar shumë qytetarë që më shtynë të reagoj… Në fakt për mua, dje ai doli me bishtin nën shalë dhe më shumë si bythëlëprirës, rol që e luan sa herë është në gjëndje të rëndë…psiqike e mendore! Për më tepër dje doli me “maskën” e mashtrimit pasi kishte hedhur në media përmes falangave të paguara me paratë e korrupsionit e krimit, diversionin e rradhë kundër opozitës se e “Rama e Basha do të qeverisin” bashkë dhe më tej “Rama do të jetë president i vëndit”… Ky njoftim i neveritshëm do të shoqërohej edhe me një diversion tjetër të përshtirë në të njëjtën gazetë që disa kohë më parë e kishte nxjerrë Ramën lakuriq apo duke akuzuar të atin…
Ja për cfarë dhe përse përse vendosa të reagoja…?
Mashtrimi 1: “Unë nuk jam një politikan ne dy fytyra, por veproj me gjak e me pasion…”… Pyetja që shtrohet në këtë rast sesa i pastër është gjaku i tij sepse sa herë e kanë akuzuar për përdorues të drogës duke i kërkuar të bëjë testin e drogës ka refuzuar dhe asnjëherë nuk e ka përgënjeshtruar këtë akuzë… A mund të jetë i pastër gjaku i një përdoruesi droge…Sigurisht që përgjigja e qartë është JO…Por me “pasion” a mund të veprojë një pervers i droguar? Sigurisht që JO…
Mashtrimi 2: “Unë jetoj për të punuar…”… një mashtrim tjetër i neveritshëm… për të cilin askush s’e pyeti…Ndërkohë që e vërteta për të gjithë ata që e njohin nga afër është se “punon shumë për të vjedhur shumë…”…apo “ai vjedh, por të paktën punon…!” Kjo është një dekaratat më legjendare që thuhet për të nga njerzit pranë tij…
Mashtrimi 3: “Do të ketë një valë të dytë”… sikur të ishte epidemiolog i spikatur.. por nuk tha se ku e kishte gjetur këtë përfundim “shkencor” me të cilin në fakt po tentonte të tmerronte qytetarët…Mos vallë për të paraprirë një vaksinim të detyrueshëm në vjeshtë! Apo që disa shqiptarë të kthehen për kavje për testimin e vaksinës, njëlloj sic veproi me armët kimike siriane, ndërkohë që në vëndet e tjera demokratike pjesëmarrja në testimet e vaksinave është vullnetare?!
Mashtrimi 4: “Gjithcka ju kam thënë për COVID-19 ka qënë e paravendosur” pa thënë se nga kush por duke lënë të nënkuptohet se një gjë e tillë ishte parafabrikuar nga Komiteti… Cili komitet? Ai komitet që nuk pati deri vonë guximin të deklaronte se kush bën pjesë! Ai komitet, i përbërë nga zyrtarë të emëuar prej tij që në popull është perceptuar nga shumica e qytatërëve si komitet i disa kukullave të “haremit” klientelist. Ai komitet që kanë lënë jasht vëmëndjes dhe këshillimit të gjithë ekspertët e vërtetë dhe profesionistët e guxmishëm që thonë cdo natë të vërteta shkencore në ekranet e disa mediave…Dhe nuk shpjegon përse nuk ka bërë transparencë deri on line për asnjë nga vendimet e këtij komiteti, por del pas pilafit e deklaron nga bunkeri i Surrelit se gjithcka kam thënë ma kanë përgatitur komitetasit…Ky është turp por edhe lincim i komitetit sic ka vepruar gjithnjë me njerzit që ka vënë me detyrim nën hyqëm!
Mashtrimi 5: “Unë nuk jam hajdut…” por asnjeherë deri më sot nuk e ka përgënjështruar lajmin e rrjedhur nga zyrat e OSBE në Tiranë se “është zotëruesi i 200 milion eurove të fshehura në off shore në emër të të vëllait të tij…”. Apo asnjëherë nuk lejoi që të hetohej për paratë e harxhuara për ndërtimin e bunkerit të Surrelit?! Nëse nuk bën trasnparencë për këto dy cështje, por edhe shumë të tjera, qytetarët kanë të drejtë ta akuzojnë se “si hajdut, madje me cizme!”…
Mashtrimi 6: “Nuk jam “autoritar” e agresiv por jam i vendosur në arritjen e synimeve dhe qëllimeve të mia… “. Nuk ka asnjë dyshim ky deklarim agresiv ie inatcor shte për të maskuar veprime e tij tipike prej një diktatori prej kartoni…Të gjithë sjelljet e tij kanë në themel sindromin e tij prej sadisti, sepse ai ndjen kënaqësi tek fatkeqësitë e të tjerëve…Të marrim cështjen e shëmbjes së TK… Ai duket se ka ndjerë kënaqësi pas 22 vjetësh i mbushur dufin për ti shkatërruar shtëpinë artistëve… por mbi të gjitha me inatin e një sadisti për tja shëmbur në mes të natës për ti krijuar komunitetit të artistëve dhëmbje të madhe për gjënë e tyre më të shtrenjtë… Pra nxorre dufin e ndjenjave sadiste për të ndjerë kënaqësi mbi dhimbjen e artistëve… Njësoj sic deklaroje dikur përmes një sms-je, kur po i prishnin një emigranti shtëpinë që kishte ngritur me shumë me para djerse e gjaku: “prishjani shtëpinë sa më keq që të ndjejë dhimbje.. Sepse kënaqësinë tënde sadiste e ndjeje tek dhimbja e madhe e emigrantit të gjorë…
Luajte rolin e viktimës duke u shfaqur i menderosur dhe bythëlërpirës sic vepron sa herë je në situatë të vështirë…
Reagova sot se i dëgjova të gjitha këto nga shumë bashkëbisedues..! Në një farë kuptimi ndjehem i qetë, se shumica e shqiptarëve nuk kanë më nevojë të sqarohen se të njohin shumë mirë… Të kuptojmë pa folur fare sa herë ju del në media, me maskë e tanimë më edhe me mjekër, nga bunkeri i Surrelit, i fshehur si gjynahqarë pas facebookut për ti lëshuar mashtrimin apo marrëzinë e rradhës. Dhe pavarësisht se me poza e xheste përpiqesh ti gënjesh të gjithë të perceptojnë të përshtirë e të neveritshëm… Të gjithë thërrasin: Largohu sa nuk është vonë se do të kesh fundin e diktatorëve…
Po të më pyesësh mua do të preferoja qtë qëndroje edhe për pak kohë që të kalbëzoheshe tërësisht dhe të kundërmosh cdo ditë me fort sepse kështu bëhesh edhe më i neveritshëm…më i padurueshëm! Së fundmi, dëshëroj që të sqaroj që të mos lëshosh zagarët që ditën dalin të veshur police pa nummër identifikim dhe natën si minjë shajnë nëpër rrjetet sociale, sepse ti di shumë mirë që vetëm se më motivojnë edhe më shumë: kultura dhe formimi im nuk do të ma lejonin të reagoja në këtë mënyrë, për më tepër që kjo nuk është qasja ime se unë mendoj se ti duhesh të qelbesh duke konsumuar marrëzinë deri në fund që të thyesh kokën… Por gjithcka kam shkruar në këto pak rrjeshta e ndoshta me një gjuhë paksa të papërshtatshme për personin tim është kërkesa e shumë qytetarëve që nuk të durojnë më dot kur ju del me mjekër nga bunkeri i Surrelit dhe tenton ti mashtrosh!
Syri.net, 28 maj 2020