Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 08:21 Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë për dialog me studentët, pavarësisht tensioneve dhe refuzimeve të ditëve të fundit. Rama ka përsëritur thirrjen që studentët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Më shumë mandate për PS sot?

Forum E enjte, 9 Shtator 2021 05:07
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Eduard Zaloshnja –

Në daljen e tij të fundit në një studio televizive (ka dalë në dhjetëra të tilla qysh kur u bë kryeministër), Edi Rama i sfidoi mediat që ato të zhvillojnë sondazhe; sepse, sipas tij, sondazhet do të tregojnë se PS-ja merr sot më shumë mandate nga sa mori vjet (vjet mori 74 mandate nga 140 gjithsej). Nuk e di se në ç’sondazh e ka bazuar kryeministri këtë përfundim, por nga sondazhet që kam zhvilluar (disa edhe publikuar) periodikisht, më rezulton se raporti i votave mes PS-së dhe partive të tjera (të marra të gjitha së bashku), ka qenë pak a shumë i barabartë kohët e fundit (luhatjet nga sondazhi në sondazh kanë qenë brenda marzhit të gabimit statistikor).

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Por mos të harrojmë se vjet, PS-ja sipas rezultatit zyrtar të KQZ-së (rezultatin real mund ta dijë vetëm i madhi zot në zgjedhjet shqiptare), mori vetëm 48.5% të votave (shihni grafikun shoqërues). Dhe, për më tepër, partitë e ndryshme vjet garuan secila më vete. Në qoftë se do të kishin garuar së bashku në një koalicion të madh paraelektoral, PS-ja nuk do të merrte dot më shumë se 69 mandate…

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Thënë kjo, nuk e kuptoj pse Edi Rama është i sigurt që, po të zhvillohen zgjedhje sot, PS-ja merr më shumë mandate se vjet. Mos ndoshta, ai ka bërë një marrëveshje me Lulzim Bashën (si vjet), që PD-ja të mos krijojë koalicion parazgjedhor me LSI-në (duke futur në listat e PD-së vetëm kryetarët e partive të vogla)? Apo mendon se duke përdorur forcën e pushtetit, do të jetë në gjendje t’i shtojë mandatet në zgjedhje e radhës?

Sido që të jetë e vërteta, duket se Edi Rama është i bindur se, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kurdo që të zhvillohen ato, do të jetë në gjendje të sigurojë i vetëm mbi 70 mandate parlamentare (d.m.th., tepsinë). Dhe një ide e tillë në kokën e Edi Ramës, është e rrezikshme për vendin. Siç ishte ajo e Berishës pas 2009-ës…

Në zgjedhjet e 2009-ës, partitë e djathta morën 48.5% të votave – aq sa mori PS-ja në 2017-ën, por falë sistemit zgjedhor dhe aleancës pas zgjedhore me LSI-në, Berisha siguroi 74 mandate në Kuvend. Në katër vitet që pasuan, Berisha qeverisi me një arrogancë që bazohej në bindjen se, sido që të rrotulloheshin ngjarjet, ai do t’i fitonte zgjedhjet pasardhëse. Këtë bindje ai ua përcolli edhe vartësve e përkrahësve të tij, gjë që solli dhe arrogancën e pushtetit, nga qendra deri thellë në bazë.

Se si përfundoi historia e arrogancës së mandatit të dytë të Berishës, e dimë të gjithë. Eventualisht, ai mori 1 milion shuplaka. Por ekziston mundësia që, eventualisht, edhe Edi Rama të marrë 1 milion shuplaka. Të mos harrojmë se në 2013-ën, shuplakat e LSI-së shkuan kundër Berishës, ndërsa tani mund të shkojnë kundër Edi Ramës.

Kur një kryeministër e ka të bazuar pushtetin në 48.5% të votës popullore, nuk duhet të tregohet arrogant. Dhe aq më tepër, vartësit e tij nuk duhet të ndihen të sigurt, se do të vazhdojnë të rrinë në pushtet edhe për shumë kohë. Sepse dekadat e fundit kanë treguar që vetëkënaqësia e pushtetarëve shqiptarë, ka paralajmëruar fundin e pushtetit të tyre.

Kur pushtetin e ke siguruar vetëm me 48.5% të votës popullore, duhet qeverisur me përunjësi, pavarësisht kleçkave të sistemit elektoral ose të marifeteve që mund të bëhen në zgjedhje…

Albanian Free Press

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 17 minutash

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”
Para 22 minutash

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 39 minutash

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 41 minutash

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 11 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 14 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 13 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.