Media italiane: Çfarë do ndodhë me Agon Channel pas arrestimit të Becchettit?

 

Mediat italiane po ndjekin me interes të jashtëzakonshëm çështjen ku është përfshirë presidenti i Agon Channel Francesco Becchetti.

Pas lajmit të mbrëmshëm për urdhër-arrestin e lëshuar për pronarin e Agon, mediat italiane ngrenë shqetësimin se çfarë do të ndodhë me Agon Channel Italia.

Pas ngritjes së Agon Channel në Shqipëri Becchetti bëri të njëjtën gjë edhe në Itali ku mblodhi disa figura të njohura të botës së televizionit në Itali.

Mes gazetarëve dhe prezantuesve të Agon Italia bie në sy prezenca e Simona Venturës, Sabrina Ferrilli, Monica Setta dhe Veronica Maya.

“Çfarë do të bëhet me Agon Channel?”, është kjo pyetja që shqetëson italianët, por edhe shqiptarët natyrisht pasi nëse do të mbyllet ky kanal televiziv janë të shumtë gazetarët që do të ngelin pa punë.

Për momentin gjendja duket e qetë në Agon Italia, por “Panorama.it” ngre pyetjen dhe sa do të zgjasë “qetësia”.

SHKARKO APP