Mediat e huaja, elozhe kuqezinjve: Shqipëria bëhet e madhe
Shqipëria dhe ëndrra evropiane në futboll. Një fillim i mbarë në Portugali, droni në Serbi, pastaj dy humbje që kanë frikësuar. Por, pas fitores 3 me 0 në Armeni, formacioni i italianit, De Biasi, është duke u përgatitur për të shkuar në Francë
“Ata festuan kudo: në Shqipëri, natyrisht, edhe nën një shi të dendur, nga veriu në jug, por u festua edhe në ato vende ku flitet kryesisht shqip: Në Kosovë, në disa fshatra të Serbisë Jugore, në gjysmën e Maqedonisë. Edhe në Itali – në Piazza Duomo në Milano, në Pavia (ku ka një komunitet të madh emigrantësh), në Toskanë – në Zvicër, Belgjikë dhe Francë. Të gjithë tifozët kanë pirë dhe kanë ngrënë për ekipin kombëtar të futbollit që zbriti në Tiranë, për të festuar kualifikimin e parë në historinë e saj të futbollit, pasi shkon në një garë të madhe ndërkombëtare, siç është Kampionati Evropian i Futbollit 2016 që do të luhet në Francë. Kombëtarja Shqiptare u mirëprit që në mbërritje nga mijëra tifozë pas 3 orë udhëtimi nga Jerevani, kryeqyteti Armen. Por si e keni ardhur në këtë sukses? Kjo media prezanton edhe gjashtë “sekrete”.
“Shqipëria, tapet të kuq në aeroport për kombëtaren,” – titullohet shkrimi i “ilmessaggero.it”
“Shqipëria mirëpret heronjtë pas kualifikimit, – titullohet shkrimi i “Theguardian”, ku shtohet se “Me fishekzjarre ndizet Tirana, po festohet po ashtu edhe në Prishtinë të Kosovës, ndërsa Shqipëria kualifikohet për herë të parë në Euro 2016, si skuadra e dytë e grupit duke ndjekur Portugalinë dhe duke lënë pas në vend të tretë Danimarkën.”
“Uefa.com” raporton se Gjermania, Polonia, Shqipëria dhe Rumania kanë arritur një vend në finalet e Euro 2016, por shumë skuadra të tjerë nga 24 vendet pjesëmarrëse do të duhet ende të presin.”
Tirana dhe Prishtina në festë, De Biasi hero kombëtar në Shqipëri… titullohet shkrimi kryesor në “Sport.sky.it”. “Trajneri italian Gianni De Biasi, nga 2011 në pankinë e Shqipërisë, është përgëzuar nga kryeministri Edi Rama – shkruhet historia, Shqipëria në Euro 2016. Festohet në Tiranë.”
Shqipëria bëhet e madhe, “Një paraqitje impresionuese që fshin gabimet se shkuarës,” – shkruan “Eurosport.com”. Pas ndeshjes së dronit dhe humbjes në shtëpi me Portugalinë dhe Serbinë, Shqipëria e Gianni De Biasi, i kishte mundur portugezët e Cristiano Ronaldos në takimin e parë, dhe triumfon edhe në ndeshjen e fundit për të siguruar kualifikimin historik.”
“Repubblica.it shkruan, “Pas fitores 0-3 që arritën në fushë të Armenisë, Shqipëri zë vendin e dytë në Grupin I dhe kualifikohet në Euro 2016, duke krijuar një atmosferë të madhe në Tiranë.”
Euro 2016: lojtarët e Shqipërisë priten si heronj në vendin e tyre,” – raporton “Yahoo”, që i referohet agjencisë AFP..
“Isole24” shkruan se kualifikimi i Shqipërisë kthehet në një festë kombëtare për vendin.”
Euro 2016, “vallja e debutantëve, për pesë ekipe është herë e parë, që kualifikohen,” – shkruan “Mediaset.it”. Më tej sqaron se: – “Islanda, Irlanda e Veriut , Uellsi, Shqipëria dhe Austria (ka marrë pjesë vetëm si organizatore) kanë shkruar historinë në këtë kualifikuese. Nga Reykjavik në Tiranë, kalojmë në Belfast, Kardif dhe Vjenë. Festë e madhe. Austria mori pjesë si organizatore e Europianit 2008. Por tashmë është kualifikuar falë edhe formulës së UEFA-s, që zgjeroi hartën e pjesëmarrjes së ekipeve në Euro 2016. Kanë përfituar Shqipëria dhe Islanda, që shkojnë befasisht për herë të parë. Edhe Rumania ka mundur të zërë një vend në këto kualifikuese, ndërsa shumë pranë është Hungaria, që mungon prej vitit 1972. Hungaria pritet të dalë skuadra e tretë më e mirë e grupeve dhe është në garë me Ukrainën.”
Përgatiti: A. Muraçi