Megi, Alda dhe autizmi
“Alda kishte marrë gjithë punën ta mbështesnin për sëmundjen e motrës së vogël, Aldës që ishte një vogëlushe si gjithë të tjerët, derisa u bë 1 vjeç dhe mjekët zbuluan se ishte autike dhe agresive”…-Albanian Stories
Nga Rudina Xhunga
Megi ishte vonë, të shtunën te maratona e autizmit. Dhe nisi të tregojë historinë e saj, ndërsa të gjithë vraponin. Megi ka një motër autike, Aldën 13 vjeç. Megi punon dhe herë pas herë ndihmon familjen, për të paguar kurat e shtrenjta të së motrës. Nuk ia kërkojnë në shtëpi, por ajo e di vetë, që Alda ka nevojë.
Kur e pyet, a e dinë në punë, që motra është autike, sigurisht, thotë. “Ata kanë ardhur në maratonën run4autism për të vrapuar për Aldën. Të gjithë kolegët e mi.
Ka qenë nga gjërat më të bukura që kam dëgjuar atë ditë.
Alda kishte marrë gjithë punën ta mbështesnin për sëmundjen e motrës së vogël, Aldës që ishte një vogëlushe si gjithë të tjerët, derisa u bë 1 vjeç dhe mjekët zbuluan se ishte autike dhe agresive.
Por Megi nuk e kupton frazën “si gjithë të tjerët”. Pse Alda nuk është si gjithë të tjerët? Shprehja gjithë të tjerët nuk ka kuptim, -këmbëngul ajo. Nuk e lëmë dot vetëm, duhet ta shoqërojmë gjithmonë dhe duhet të blejmë herë pas herë kura shumë të shtrenjta, por Alda më ka mua, më ka motër, ajo për mua është Alda ime. Të kem turp prej saj? Jooooo….”
Në të vërtetë, dallimin mes qënies sëmurë dhe normal, nuk e bën diagnoza e mjekut, por sytë me të cilët e shikojmë të dashurin tonë.
Megi e ka pranuar që Alda është autike. Dhe e do njësoj, as më pak, as më ndryshe.
Problemi nuk është, nëse fëmija, vëllai, motra jote, janë normalë, se normal nuk është përcaktim i përfunduar. Dhe çfarë quhej sëmundje dikur, është mënyrë jetese tani. Ndaj jam me të dyja duart pro maratonave, që na vënë të vrapojmë, të bërtasim, të përfshihemi në kauza, të cilat për ca njërez që nuk i njohim janë trishtim, janë turp, janë frikë, janë makth. Unë vrapoj edhe për Aldën që nuk vrapon dot, tha Megi.
Ndërsa unë, shkruaj për ata që nuk flasin dot.
Mapo