Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tek bukuritë natyrore shqiptare në Plavë-Guci
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar ndjekësit e tij me bukuritë natyrore shqiptare të Malit të Zi. Nën shoqërinë e Bruno Selimaj, të cilin Kreu i Shtetit e vlerëson për kontributin e tij në ruajtjen e traditave, Meta shton se ka mirënjohje për të gjithë shqiptarëve të Diasporës për kontributin që japin për ruajtjen e traditave në vendlindje. Presidenti Meta vazhdon turin dhe pushimet malore në trojet e banuara nga shqiptarët, Plavë dhe Guci, të Malit të Zi.
”Së bashku me shqiptarin e jashtëzakonshëm, patriot e zemërgjerë, i cili kontribuon për të ruajtur traditat shqiptare të Plavës e Gucisë, z.Bruno Selimaj dhe vëllanë e tij, Aleksin, ju uroj mirëmëngjes dhe një ditë të mbarë nga bukuritë natyrore të pakrahasueshme të kësaj treve, Krojet e Ali Pashë Gucisë, Ujvara Gërla dhe Syri i Kaltër”,-shkruan Presidenti Meta.
Postimi i plotë i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta:
Të dashur miq!
Së bashku me shqiptarin e jashtëzakonshëm, patriot e zemërgjerë, i cili kontribuon për të ruajtur traditat shqiptare të Plavës e Gucisë, z.Bruno Selimaj dhe vëllanë e tij, Aleksin, ju uroj mirëmëngjes dhe një ditë të mbarë nga bukuritë natyrore të pakrahasueshme të kësaj treve, Krojet e Ali Pashë Gucisë, Ujvara Gërla dhe Syri i Kaltër.
Mirënjohje Brunos dhe të gjithë shqiptarëve të Diasporës për kontributin që japin për ruajtjen e traditave në vendlindje por dhe për mbështetjen ndaj të gjithë shqiptarëve që të jetojnë dhe ta shohin të ardhmen e tyre në trojet e të parëve.