Mentor Kikia për lapsin e Shkullakut dhe Bushatit

 

 

Nga Mentor Kikia.

Portalin e lajmeve online, Lapsi, pasi i kishte informuar lexuesit e tij për shumëçka, e kishte zënë edhe halli për lajmet Top Channel. Dhe halli ishte se kronika ditës së premte, që fliste për Edi Ramën, ishte plot 6 minuta. Tani, për korrektesë, kronika ka qenë plot 3 minuta e 14 sekonda. Gjë që, profesionalisht, është sërish e gjatë. Po nejse, Lapsi është shpejt të shndërrohet në katedër gazetarie… Por gjithësesi, shifrat janë shifra dhe nëse do tu referohemi, tu referohemi saktësisht. Nuk mund të publikosh një foto me tre veta e të thuash: këta 6 personat që duken këtu… Unë e kuptoj se pronarëve të Lapsit kjo do ti jete dukur plot 6 minuta, ngaqë mund te ishte lajm që ta sillte në majë të hundës dhe unë mund të bashkohem me ta në këtë pikë. Por ne e dimë se jo gjithmonë jemi dakord apo i pëlqejmë lajmet që transmetojmë, por ne nuk mund të bëjmë komente pas lajmeve, që jemi apo jo dakord me atë që thonë personazhet e tij. Dmth, pas një lajmi për një përdhunim ne nuk mund të shtojmë në fund, që “ne si televizion nuk e mbështesim përdhunimin, apo jemi kundwr korrupsionit, vjedhjeve apo edhe aksidenteve rrugore”. Besoj se tani në pleqëri edhe ata të Lapsit duhet ta kenë kuptuar që komentet e lajmit i bëjnë lexuesit e dëgjuesit dhe jo lajmëtari.

Sa për shqetësimin tjetër se Topi po ia kalon Klanit për nga mbulimi i aktiviteteve kryeministrore, besoj se duhet të jenë të qetë që kjo ska për të ndodhur kurrë. Janë vendosur ca rekodre që nuk mund të thyhen, edhe në kushtet e lajthitjes totale profesionale. Dhe një këshillë: Lapsi është për të shkruar e jo për tu kruar me çdokënd. Gjithashtu mendoj se marrja me të tilla insinuata nuk mund të rrisë lexueshmërinë e portalit(unë për vete do të vazhdoj ta ndjek). Besoj se keni vënë mend nga dështimi fatal që pësuat, kur në rubrikën Showbiz zëvendësut Kim Kardashian me Muhamed Veliun. Saktësim: Ky koment, nga faqja ime e facebook-ut, është një reagim imi personal dhe jo në emër të televizionit, i cili jam i bindur që ska për ta bërë kurrë një të tillë. Por mua, si një nga punëtorët më të vjetër të kësaj mediajeje, nuk mund ndenj pa i shkruar dy radhë.

SHKARKO APP