Merkel, Hollande, Renzi – Takim plot me elemente simbolike
Merkel, Hollande, Renzi konsiderojnë si detyra të rëndësishme për BE-në sigurinë, ekonominë dhe mbrojtjen.
Gjatë një takimi tripalësh në një vend simbolik, Kancelarja Angela Merkel (CDU), Kryeministri italian Matteo Renzi dhe presidenti francez François Hollande diskutuan për impulse një një përtëritje të BE-së. Mikpritësi Renzi bëri thirrje për “një faqe më të mirë në historinë e BE-së.” Merkel bëri thirrje për një angazhim më të madh të përbashkët për çështjet e sigurisë.
“Shumë mendonin se pas Brexit-it BE-ja do të merrte fund, por nuk është kështu”, tha Renzi. “Është e lehtë për t’u ankuar dhe për të gjetur koka turku dhe Evropa është kokë turku përsosur “, theksoi Renz. Por Bashkimi Evropian lidhet shumë më tepër me çështje të tilla si “paqja, prosperiteti dhe liria.” Evropa ka nevojë për të marrë masa për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të luftuar papunësinë e të rinjve.
Takim plot me elemente simbolike
Renzi i kishte ftuar kolegët e tij nga Gjermania dhe Franca në ishullin e Ventotenes. Para fillimit të bisedimeve ata ishin për vizitë në varrin e aktivistit dhe gazetarit komunist Altiero Spinelli, një nismëtarët e integrimit evropian. Gjatë internimit të tij në këtë ishull nga regjimi fashist i Benito Musolinit, Spinelli kishte shkruar manifestin “Për një Evropë të lirë dhe të bashkuar”.
Më pas samiti tripalësh u mbajt në aeroplanmbajtëses “Giuseppe Garibaldi”, e cila si flamurtare e misionit të BE-së “Sofia” ka gjithashtu një vlerë të fortë simbolike.
Siguria dhe mbrojtja e kufijve
Si detyrë të rëndësishme për BE-në Merkeli quajti sigurinë, për të cilën tha ajo nisur nga terrori islamik dhe lufta civile në Siri, ne duhet të bëjmë më shumë. Merkel kërkoi përmirësimin e punës së shërbimeve sekrete dhe të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Si ndër detyrat e mëdha për të gjithë BE-në ajo përcaktoi mbrojtjen e kufijve për të garantuar edhe më tej qarkullimin e lirë brenda BE-së. Një detyrë tjetër, duhet të jetë sipas saj stimulimi i ekonomisë.
Edhe Hollande theksoi se Evropa kërcënohet nga ndasitë dhe shpërbërja dhe për këtë nevojiten impulse të reja në fushat e ekonomisë, të sigurisë dhe të mbrojtjes.
Në mes të shtatorit në Bratislavë do të zhvillohet një samit i ri i BE-së pa Britaninë e Madhe.