Merkel vendos: Deportim i shpejtë për shqiptarët

Koalicioni qeverisës në Gjermani vendosi të hënën që të shpenzojë mbi 6 miliardë euro për azilkërkuesit, duke dalë kështu në krah të mijëra personave që po vijnë nga rajonet në luftë.

Megjithatë koalicioni i drejtuar nga Angela Merkel vendosi të forcojë rregullat për të gjithë azilkërkuesit që vijnë nga Ballkani.

Masa e parë do jetë ndryshimi i ligjit për të deklaruar Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi si vende të sigurta të origjinës.

Kjo do lejojë Gjermaninë që të deportojë më shpejt azilkërkuesit shqiptarë.

Njerëzit nga Ballkani Perëndimor, kryesisht emigrantë ekonomikë, përbëjnë 46 përqind të azilkërkuesve në Gjermani në gjysmën e parë të vitit.

Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte edhe reduktimi i ndihmës financiare për emigrantët.

Në vend të parave cash, atyre mund t’u jepet ndihmë në forma të tjera.

Pagesat paraprake do reduktohen në një muaj, nga gjashtë që është aktualisht.

Më herët, ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere kishte thënë se këto pagesa janë një nxitje, pasi ato janë thuajse sa paga mujore e një polici në Kosovë apo Shqipëri.

SHKARKO APP