Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:57 Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut” Pas qëndrimit për disa minuta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë zhvendosur drejt Kryeministrisë. Gjatë tubimit para ministrisë u regjistrua edhe hedhje gurësh në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Merkel e shpëton veten

Forum E hënë, 16 Gusht 2021 04:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas një krize të padenjë Angela Merkeli mundi ta shpëtojë qeverinë e saj duke mbështetur politikën e izolimit ndaj refugjatëve. Politika e saj e deritashme e krahëve të hapur i përket tani historisë.

Nga Ines Pohl*

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 1 ore
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 3 orësh
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28

Këto dy javët e fundit qenë shumë më tepër se javë vendimtare për një kancelare. Ato ishin një luftë e egër për drejtimin parimor të politikës evropiane ndaj refugjatëve. Dhe atë e fituan ato forca, të cilat janë fokusuar te izolimi. Ata politikanë që në të ardhmen duan t’i pengojnë njerëzit që të mos nisen fare në rrugën me rrezik jete përmes Mesdheut. Me mbrojtje të përforcuar kufiri, por edhe me kampe në Afrikën e Veriut. Atje duhet të presin në të ardhmen refugjatët, derisa të jetë bërë e qartë, nëse i do ata Evropa. Ose sepse kanë të drejtë të marrin azil – ose sepse ka nevojë për fuqinë e tyre punëtore. Edhe brenda Evropës do të qeveriset në të ardhmen me dorë shumë më të fortë, teorikisht refugjatët do të dërgohen pa humbur kohë në qendra ose në kampe, rastet do të përpunohen shpejt dhe vizitorët e padëshiruar do të kthehen po kaq pa humbur kohë andej nga kanë ardhur.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Teatër i nivelit të ulët në politikën e brendshme gjermane

Plane të mëdha, për të cilat ra dakord Angela Merkel së bashku me kolegët e saj evropianë javën e kaluar dhe me të cilat ajo i jep përgjigje negative politikës së saj të deritashme të kufijve të hapur. Plane, të cilat në fund e bënë të ndryshojë qëndrimin ministrin e saj të Brendshëm Horst Seehofer dhe që i japin fund teatrit të trishtuar të nivelit të ulët gjerman të ditëve të fundit – duke e ruajtur në këtë mënyrë hë për hë nga shpërbërja qeverinë gjermane të koalicionit.

Ky është lajmi i mirë. Jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për Evropën. Sepse që ekonomia më e madhe kombëtare e Evropës të përfshihet nga krizat e njëpasnjëshme me fund të hapur, për këtë kanë interes janë jo vetëm demagogët populistë. Tepër e rëndësishme është fuqia stabilizuese e Gjermanisë. Kjo është njëra nga arsyet pse arriti kaq shpejt Merkeli të organizojë kaq shpejt një takim evropian të nivelit të lartë, në të cilin u ra dakord për parimet bazë të kësaj politike të re evropiane të migrimit dhe azilimit. Evropa e di se çfarë rëndësie ka për të në këto kohë Angela Merkeli.

Jo zgjidhje e vërtetë

Me këtë vërtet që mori fund kriza akute. Por një përgjigje e vërtetë për sfidat nuk është gjetur – për këtë nuk duhet ta gënjejë veten askush. Sepse në cilat shtetet të Afrikës së Veriut do të ndërtohen kampet e kapjes së refugjatëve? Reagimet e deritashme në masën më të madhe janë refuzuese. Dhe me cilat shtete lejohet të hysh fare në biznes, po të duash t’i ruash qoftë edhe minimalisht të drejtat e njeriut? Dhe kush duhet t’i ushqejë refugjatët, po të pengohen që të vazhdojnë rrugën? Pamjet më të fundit nga Algjeria tregojnë atë që mund të ndodhë: mijëra vetë u dërguan me plotëkuptimin e fjalës në shkretëtirë, midis tyre fëmijë dhe gra shtatzëna, të cilët në temperatura gati 50 gradë celsius në hije vdiqën në mënyrë të mjerueshme nga etja dhe nga uria. Që tani, një shtet si Libani ka pranuar më shumë refugjatë se e gjithë Evropa. Edhe kjo bën pjesë në të realitetin e politikës evropiane të izolimit.

Më shumë pyetje se përgjigje

Edhe brenda Evropës për momentin ka më shumë pyetje se përgjigje. Edhe këtu është e paqartë se në cilin vend do të ndërtohen kampet. Se cilat qeveri do të jenë në fund vërtet të gatshme që ta lehtësojnë Italinë dhe Greqinë, ato vende me kufijtë më të gjatë të jashtëm dhe përkatësisht me numrin më të madh të refugjatëve. Ky dakordim i shpejtë midis dy partive unioniste ishte i mundur vetëm se e gjitha mbeti e turbullt. E vetmja gjë që do të mund të zbatohet shpejt do të jetë forcimi i mbrojtjes së kufirit – po vijnë kohë me leverdi për Agjencinë Evropiane të Mbrojtjes së Kufirit dhe të Bregdetit, Frontex dhe për firmat, që ndërtojnë gardhe.

Bindja e Merkelit që të ndihmohen njerëzit në nevojë nuk duhet të ketë ndryshuar

Që prej tri vjetësh Angela Merkeli lufton për një politikë humane ndaj refugjatëve. Në rrugë e sipër ajo ka bërë edhe gabime. Komunikimi shpesh kaq qenë i keq, ka pasur difekte teknike. Por tani atmosfera në vendin e saj, peizazhi i ri politik partiak, raportet në Evropë, jo së fundi partneri në qeveri CSU i imponuan asaj një politikë të një ashpërsie të re.

Bindja e saj e thellë dhe po kaq e thjeshtë, se njerëzve në nevojë u duhet ndihmuar, nuk duhet të ketë ndryshuar gjë. Tani do të varet edhe më shumë prej saj që të mos ndërtohen vetëm gardhe, por që të punohet me intensitet të madh për ligje imigrimi të hartuara si duhet, që të nisen partneritete të reja me Afrikën dhe që të mbështeten më qartë se deri tani ato forca, që luftojnë që njerëzit të mund të rrinë në shtëpitë e tyre.

Gardhet dhe postat kufitare mund t’i mbrojnë për momentin qeveritë evropiane. Zgjidhje e përhershme ato nuk janë.

*DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut”
Para 15 minutash

Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut”

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën
Para 49 minutash

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 1 ore

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 1 ore

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 19 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 22 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 19 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.