Mero Baze: Edi Rama ia kalon dhe Berishës
Në një nga dokumentet që autori Fred Abrahams ka përdorur për librin e tij “Shqipëria Moderne – Nga Diktatura në Demokraci në Europë”, jepet një identikit i Ramës si kryeministër i mundshëm nga ish-ambasadori Ëithers, në një kabllogram që ai dërgonte në Uashington pas zgjedhjeve të 2009-ës (http://www.modern-albania.com/documents/documents-wikileaks/ )
Më poshtë është përkthimi i kësaj pjese të kabllogramit:
“Në takime të veçanta me Mero Bazen dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko, ata e përshkruan stilin e udhëheqjes së Ramës si të ngjashëm me atë të Berishës, me vetëm pak ndryshime të qenësishme. Rama, ashtu si Berisha, merr vendime politike pa u konsultuar me udhëheqjen e PS-së. Madje baze theksoi se Rama ia kalon Berishës, sepse as nuk e informon udhëheqjen e partisë për vendimet që merr, duke i lënë bashkpuntorët e tij të marrin vesh nga televizioni për zhvillimet më të fundit.
Shumë kontakte të ambasadës konfirmojnë se prirja e Ramës të marrë vendime personale e bëjnë atë shpesh një udhëheqës emocional dhe tekanjoz. Rama është gjithashtu i ngjashëm me Berishën për faktin se njerëz jashtë partisë, si baronë të mediave, biznesmenë dhe drejtues OJQ-sh shpesh kanë më shumë ndikim tek ai se sa figurat e partisë, konfirmojnë veçazi Baze dhe Majko.
Pavarësisht ngjashmërive, Rama me gjasa do të jetë ndryshe nga parardhësi, për sa i përket besimit tek vetvetja. Vëzhgues të ndryshëm i kanë thënë sekretarit politik të ambasadës se mungesa e eksperiencës në qeverisjen qendrore mund ta bëjnë Ramëntë jetë më i ndjeshëm ndaj trysnisë së huaj dhe që të kërkojë miratim të SHBA-së për vendimet e tij.
Majko parashikoi se Rama mund t’i prezantojë ambasadës [amerikane] për miratim një listë me emrat e ministrave të mundshëm, para se t’i bëjë ata publikë. Që ta integrojë veten sa më mirë në komunitetin ndërkombëtar, Rama do të formojë një kabinet me një imazh pozitiv, duke u dhënë poste të rëndësishme njerzve me më shumë karizëm dhe me më shumë lidhje me SHBA-në, sipas Majkos. (Shënim: Parashikimi i Majkos për ministrat vërtetohet paraprakisht nga listat e që hartoi Rama për deputetët. Ai u ka dhënë rol të veçantë fytyrave të reja si Erion Veliaj dhe vasilika Hysi, të cilët janë të njohur e të pëlqyer nga komuniteti ndërkombëtar. Rama shpesh përdor Veliajn si ndërmjetës për të përcjellë mesazhe në ambasadën tonë dhe shumë vëzhgues e përshkruajnë atë si ‘qenin sulmues’ të Ramës. Fund i shënimit.)
Si Majko edhe Baze u kanë thënë punonjësve të ambasadës tonë se Rama mund të jetë më tolerant me rivalët brënda kabinetit dhe se mund t’u japë më shumë autonomi ministrave, sidomos atyre që do të luajnë rol kryesor në realizimin e programit të brendshëm. Të dy ata përmendën Erion Veliajn si një kandidat për një post prominent, në rast se Rama bëhet kryeministër.
Padyshim, ngjashmëria më shqetësuese mes Ramës e Berishës është prirja e theksuar e tyre autoritariane në stilin e të drejtuarit.