Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 09:35 Studentët sot protestë, ora 14.00 Studentët dhe të rinjtë kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në protestë ditën e sotme, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit. Pas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mero Baze: Ndarja territoriale po përjetohet si humbje territoresh pushteti brenda PS

Forum E mërkurë, 12 Gusht 2026 21:45
Mero Baze: Ndarja territoriale po përjetohet si humbje territoresh pushteti brenda PS
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mero Baze

Ndarja territoriale e propozuar nga Partia Socialiste ka përfunduar në një debat të brendshëm brenda Partisë Socialiste, jo për arsyet se si duhet të jetë ndarja territoriale, por për shkak se ajo është kthyer në një parametër për epshin politik brenda partisë të drejtuesve të qarqeve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Kjo e ka degraduar tanimë debatin e shëndetshëm profesional mbi ndarjen territoriale dhe e ka transformuar atë në një debat në balancën e pushtetit politik brenda partisë. Takimi i sotëm i kryeministrit Edi Rama me 15 kryetarët e bashkive që parashikohen të shkrihen nuk zgjidh gjë në këtë mes, pasi problem më i madh nuk janë bashkitë që janë shkrirë, por bashkitë që për të njëjtat arsye duhet të ishin shkrirë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjestet “revoltuese” të djegies së teserave natyrisht janë çështje kryetarësh dhe përpjekje për t’iu imponuar që të mos shkrihen bashkitë, por përtej këtyre gjesteve primitive, brenda Partisë Socialiste ka realisht pakënaqësi në nivele të larta politike për ndarjen.

Nuk është fjala pse duhet shkrirë Poliçani. Natyrisht që duhet shkrirë, por është më logjike të bashkohet me atë që ka qenë, pra me Skraparin, sesa me Beratin. Njësoj dhe Ura Vajgurore. Ajo është vazhdim natyral i Kuçovës dhe jo i Beratit. Kur dhe Poliçanin dhe Urën Vajgurore ia jep Beratit dhe lë pa kuptim Çorovodën vetëm, duket që ka një influencë politike dhe jo një kriter unik për gjithë vendin.

Njësoj mund të thuhet për Divjakën. Është logjike që ajo të shkrihet me Lushnjën, por nuk është aspak logjike që Roskoveci të qëndrojë me të njëjtin kriter bashki më vete dhe Patosi, që është një qytet dyfish më i madh se Roskoveci, të bashkohet me Fierin. Mund të bashkohej me Roskovecin dhe të bëhej një bashki tjetër e madhe.

Dhe këtu duket që kriteri ka qenë politik.

Qarku i Gjirokastrës me të drejtë u ribë i gjithi duke u koncentruar në tre rrethet historike, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, por në Sarandë, Konispoli nuk ka ndonjë arsye të jetë më vete dhe jo me Sarandën, nëse përdorim të njëjtin kriter.

Po kështu, kur bashkon Cërrikun dhe Belshin me Elbasanin, prapë nuk gjen dot arsye pse të mos bashkosh dhe Peqinin, pasi bashkë kanë qenë. Duket që dhe këtu ka kriter politik.

Pikërisht humbja e kritereve profesionale të shkrirjes së bashkive në njësi më të vogla, duke u mbështetur në arsyetime jo bindëse, janë shkaku i pakënaqësisë së brendshme në PS, pasi shumë drejtues qarqesh kanë besuar se kriteret do jenë rigoroze për të gjithë dhe ata do të ishin të gjithë të barabartë para kritereve. Tani duket qartë që “disa kanë qenë dhe më të barabartë” dhe kjo ka ngjallur pakënaqësi. Nuk e kam fjalën për pakënaqësitë e kryetarëve që humbasin bejlerllëkun, por të atyre që nuk e humbasin dhe që mbijetojnë pikërisht se reforma nuk mbështetet mbi parime të qarta që prodhojnë një hartë të re, por mbështetet mbi një hartë që prodhon parime sipas nevojës.

Dhe kjo do guxim të rishikohet pa qenë nevoja të shkojnë të gjithë të xhindosur drejt votimit. Parimet shmangin konfliktin dhe mbi të gjitha rivalitetin e shpifur të disa deputetëve, për shkak se bashkitë e tyre s’i ka zënë lapsi. Kjo nuk do të thotë se ata kanë më shumë pushtet, pasi dhe ata mund t’i zërë lapsi në vend të bashkive, por një ndarje që ka më shumë përjashtime se rregulla, nuk qëndron dot në këmbë, as brenda Partisë Socialiste, as brenda parlamentit.

Po të jetë për qoka, Partia Socialiste më mirë e ka t’i bëjë një qokë PD dhe të miratojë ndarjen e saj, dhe të quhet konsensuale, sesa të miratojë një hartë të saj, që krijon një klimë toksike edhe brenda PS.

Qokë se qokë, të paktën le t’ia bëjnë qokën opozitës, nëse nuk duan të kenë as kritere.

Etiketat e lidhura

Mero Baze
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 4 minutash

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 15 minutash

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”
Para 31 minutash

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 1 ore

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 12 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 12 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 15 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 14 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.