Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mero Baze: Të gjithë ata që tradhtuan Petro Gjikurinë

Forum E hënë, 5 Gusht 2024 15:15
Mero Baze: Të gjithë ata që tradhtuan Petro Gjikurinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mero Baze

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria është goditur rëndë nga partitë politike që e mbështesin, PBDNJ, Partia Demokratike dhe aleatët e tyre, ende pa përfunduar procesi i votimit. Në një sulm të pazakontë ndaj tij, Vangjel Dule, Sali Berisha, Ilir Meta e më pas gjithë rrethi i mbështetësve të tij shpallën humbjen e tij paraprakisht, duke e banalizuar atë me shpikje që në të vërtetë e fyejnë atë edhe më shumë.

I pari që e goditi publikisht një ditë më parë ishte Vangjel Dule. Ndërkohë që himarjotët ende nuk ishin nisur për në kutinë e votimit, ai kërkoi të vazhdohej beteja për Belerin, pasi ai ishte ende kandidat fitues dhe nuk kishte nevojë të votonin për Gjikurinë. “Mandati i Belerit nuk është ndërprerë me vendim të formës së prerë dhe është ende për t’u gjykuar ankimi” tha ai, duke injoruar kandidatin në garë, Petro Gjikuria.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Deklarata u bë 24 orë para se të nisë votimi, duke dekurajuar mbështetësit e Gjikurisë dhe duke filluar të gjejë arsye përse duhet injoruar ky proces votimi. Me fillimin e ditës së zgjedhjeve, zërat dëshpërues kundër tij filluan qysh në mëngjes, kur për shkak të identifikimit elektronik të zgjedhësve, disa dhjetëra qytetarë të Himarës nuk mund të votonin për shkak të skadimit të kartave të identitetit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shifra e atyre që janë paraqitur për të votuar dhe nuk janë lejuar është shumë e ulët dhe e papërfillshme për rezultatin, ndërkohë që numri i zgjedhësve është rritur më shumë se kurrë në zgjedhjet në Himarë. Futja në këtë debat e Sali Berishës dhe Ilir Metës, duke bërë kalë beteje kartat e skeduara të identitetit, e dëshpëruan dhe më tej votuesin e Gjikurisë, duke i bërë praktikisht thirrje të qëndrojë në shtëpi se zgjedhjet kanë mbaruar.

Mund t'ju interesojë

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Para 7 orësh
Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

Para 17 orësh
Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

11 Nëntor 2026, 20:42

Të gjitha thirrjet e liderëve opozitarë para se të mbarojë votimi, janë të tilla që shpallin humbjen e Gjikurisë dhe përpiqen të gjejnë arsye përse humbi, për faj të qeverisë. Edhe në rrjetet sociale vazhdon kjo betejë. Një faqe që mban fotografinë e Gjikurisë e quajtur “Open Himara”, dhe qe jo zyrtarisht i përket organizatës “Omonia”, një krah radikal pro Gjikurisë e Belerit, ka shkruar në mesditë: “Tradhëtarë lindët, tradhtarë jeni e tradhtarë do vdisni. Mjerë vendi për njerëzit si ju. Turp.”

Deklarata është shkruar në një shqipe të pastër, dhe duket se u drejtohet liderëve të opozitës që braktisën Gjikurinë. Ndërkohë që zgjedhjet ende nuk kanë mbaruar në këtë moment, gjithë opozita e ka bërë fakt të kryer se Gjikuria ka humbur. Ai vet është treguar më i përmbajtur dhe të paktën nuk e ka vetëshpallur humbjen. Me sa duket të gjithë janë kujtuar befas se nëse ai fitonte do t’u prishte punë më shumë klanit politik që mban peng pakicën greke në Shqipëri, se sa Edi Ramës. Dhe ja shpallën humbjen para KQZ. /Tema/

Etiketat e lidhura

Mero Baze
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 5 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 5 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 9 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

2 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 8 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.